18 shtator 2008

Prandelli: Duhej të ishim më të vëmendshëm

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, ka pranuar se është i zhgënjyer nga barazimi me Olimpique Lyon, pas ndeshjes së mbrëmshme gjatë të cilës francezët u rikthyen nga disavantazhi prej dy golash, për të barazuar në fund të ndeshjes.“Shumë keq, udhëhoqëm 2-0 dhe krahas presionit nga Lyon u mbrojtëm mirë. Kur udhëhiqni si mysafir duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm. Kishim një lojë të mirë”, ka thënë Prandelli pas ndeshjes.“Kundërsulmet tona ishin të mira, mesfusha, të gjithë djelmoshat luajtën mirë, por sinqerisht mendova se do të humbin. Kur udhëhiqni me dy gola dhe pranoni gol, humbni koncentrimin dhe bindjen se do të fitoni”, ka shtuar Prandelli.