25 shtator 2008

Ramazani, Sisoko agjëron: Jam i lodhur!

Mesfushori i Juventusit është besimtar i devotshëm mysliman, por ndjen rënie në formën fizike Është muaji i shenjtë i Ramazanit. Për Juventusin mbyllet më 30 shtator, pasi ka luajtur gjashtë ndeshje në 16 ditë. Një “tur force”. Ndërsa për Momo Sissokon mund të mbyllet një ditë më pas, më 1 tetor. Gjithçka do të varet nga Hëna. Por kjo është një histori tjetër, një histori serioze. Sissoko është besimtar mysliman dhe i zbaton rreptësisht rregullat e shenjta të Ramazanit. Për një muaj, i nënti i vitit të dytë në kalendarin hënor, besimtarët myslimanë duhet të qëndrojnë pa ngrënë, pa pirë ujë ose duhan dhe të mos praktikojnë aktivitet seksual. Nga mëngjesi deri në perëndim. Që mesfushori nga Mali do të agjëronte, nuk është ndonjë lajm i ri. E kishte deklaruar publikisht, qëkur luante me Liverpoolin. Agjërim i respektuar edhe një herë tjetër. “Pa harruar detyrat e një futbollisti profesionist,” - bëjnë të ditur miqtë e tij. Një vendim i komunikuar pa dyshim drejt klubit dhe stafit teknik dhe, pa dyshim, i respektuar nga trajneri Ranieri, si dhe nga drejtuesit. ZGJEDHJE - Por tani, ndërsa Hëna është duke lindur, Sissoko mund të përfitojë një tur pushim. Mbrëmë, titullar ndaj Catanias ishte i riu Marchisio. Momo është njeri i devotshëm dhe i ndershëm, që nuk kërkon alibi. Kështu, para dy ditësh, në Vinovo, u tha shokëve të tij: “Më vjen keq, e di që në Cagliari nuk e dhashë ndihmën time si gjithnjë, por jam i lodhur, shumë i lodhur!”. Një rrëfim i qetë. Dhe ndonjë detaj më shumë: në muajin e nxehtë të Juventusit ai ishte vendimtar, para së gjithash kundër Zenitit dhe Udineses. Dy sfida të luajtura në mbrëmje, të luajtura të dyja pas perëndimit. PRESIDENTI - Është e vërtetë, ama, që ka nga ata që kanë vendosur të mos agjërojnë në këtë muaj të shenjtë. Samir Nasri i Arsenalit deklaroi: “Sot trupi është ndryshe. Vitin e shkuar, para meningjit dhe një dëmtim në kavilje, nuk munda të agjëroj”. Më drastik myslimani i Barcelonës, Eric Abidal. Ai e cilëson agjërimin si një lodhje që ka lidhje në sportin e niveleve të larta. Ja si shpjegon Dacan Mohamed Nour: “Ramazani është lutje, aspak torturë! Italia është një shoqëri multietnike, është mirë që di t’i presë të gjithë. Dhe trajnerët të mirëkuptojnë. Të agjërosh është zgjedhje e lirë, nga të cilët veçohen ata që kanë probleme shëndeti ose ndodhen në udhëtim. Jo futbollistët, pra, ndryshe nga ata që punojnë në fabrikë”. Doktor Nuri është presidenti i Bashkimit të Komunitetit Islamik në Itali, por edhe mjek sportiv. Ai buzëqesh: “Unë jam interist, por djali im juventin, dhe është krenar për atë që bën Sissoko”. Sfida (e titullit) vazhdon edhe kështu. Duke pritur Hënën e re… Presidenti Ëndrra e Giglit: Finalja e Championsit! Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, mbi pyetjen e parapëlqyer se çfarë zgjedh mes kampionatit dhe Championsit, e ka hequr “maskën” dhe ka treguar një fiksim të tij të vjetër, i përbashkët, gjithsesi, nga pjesa më e madhe e tifozëve juventinë: “Kam një ëndërr, të ngre Championsin! E dyta, por do të ishte vërtet maksimumi, si dhe një tjetër: të fitoj në finale kundër Interit, duke i mundur në një ndeshje të vetme!”.