22 shtator 2008

Ramos i kënaqur qe eshte pjese e Tottenhamit

Trajneri i Tottenhamit, Juande Ramos, qeshet me shkrimet e gazetave te cilat e lidhin ate me nje rikthim ne Spanje, pas fillimit deshperues te sezonit.Publiku ka fishkelluar ne White Hart Lane ne pauzën mes pjesëve, ndërsa kjo ndodhi edhe ne fund te ndeshjes, pasi qe Tottenham luajti vetëm barazim pa gola përballe Wiganit.“Nuk eshte e vërtete se dua te kthehem ne Spanje. Jam i lumtur ne Londer dhe qe jam pjese e Tottenhamit. Kam nje pervoje te pabesueshme. Na duhet kohe. Disa lojtare arritën vetëm ne fund te afatit kalimtar dhe kishte ndryshime te medha ne perberje”, ka thene Ramos.“Publiku e tregoi reaksionin e vet per paraqitjet dhe ndoshta ishte e drejte, por nuk besoj se ka disa personale. Ende duhet te gjithe te punojmë pa lodhur dhe ta ndryshojmë gjendjen. Por per momentin ka shume presion mbi lojtaret”, ka shtuar trajneri spanjoll.