19 shtator 2008

Ranieri: Bravo, tani varet nga ne!

Juve u rikthye në mënyrë madhështore në “skenën” e harruar të Champions. Dhe Klaudio Ranieri shijon: “Zeniti ishte më mirë se ne në planin fizik, por në fund goli i avantazhit na dhuroi entuziazëm dhe fitorja jonë ishte e merituar. Mbetem kurioz të shikoj se ku mund të mbërrijmë në një kompeticion si Champions League. Mbi të gjitha duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Nuk e di nëse janë më të fortë rusët, apo Reali. Më mirë, ne duhet të shohim vetëm Juventusin”.