18 shtator 2008

RANIERI: “Fitore e vuajtur, por e merituar”

Klaudio Ranieri, trajneri i skuadrës së Juventusit, është i ekzaltuar pas suksesit në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit. “Ishte padyshim një fitore e vuajtur, e arritur falë një ‘magjie’ të Alesandros, por mendoj se në fund e kemi merituar plotësisht fitoren. Ndeshja ishte shumë e balancuar përballë një kundërshtari të fortë. Sigurisht që një meritë e madhe i takon padyshim Aleksit në arritjen e këtij suksesi, pasi vetëm kampionë të kalibrit të tij mund të zgjidhin ndeshje të tilla. Tashmë një sukses i tillë të shpresojmë që të na shërbejë si oguri mirë edhe për takimet e tjera në këtë kompeticion”, deklaron Ranieri.