24 shtator 2008

Ranieri: Mendoj për Catanian jo për Scudetton

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ende është herët të mendohet për Scudetton, ndërsa aktualisht vëmendja e tij është vetëm te ndeshja e të mërkurës kundër Catanias.“Është paksa herët të flitet për garën për Scudetto ndërmjet Interit dhe Juventusit, sepse gjithçka është e hapur. Aty është Milani, Roma, Fiorentina dhe Lazio, duke mos harruar Napolin dhe Sampdorian”. “Jam duke menduar për ndeshjen kundër Catanias, sepse pres që të zhvillojnë një lojë të ngjashme sikurse ajo kundër Interit”. Nga an tjetër mësohet se kapiteni i skuadrës, Alessandro Del Piero, është rikuperuar plotësisht dhe pritet të inkuadrohet nga minuta e parë në sulm bashkë me Amaurin. Derisa Camoranesi ende nuk është i gatshëm në lojë, tanimë dihet mungesa e gjatë e David Trezeguet, i cili i është nënshtruar operacionit.

Ranieri pergatit receten per Catanian
Juventusi te merkuren ne ndeshjen e gjiros se katert te kampionatit italian do te pres ne shtepi skuadren e Catanias. Edhe ne kete ndeshje problemet per teknikun bardhezi Claudio Ranieri nuk ndalojne. Buffon, Andrade, Zebina, Zanetti, Camoranesi dhe sulmuesi Trezeguet nuk do te jene ne gjendje qe t'i ndihmojne skuadres se tyre. Claudio Ranieri ka vendosur qe edhe ne kete ndeshje te beje rokade sa i perket formacionit titullar. Ne kete ndeshje gjasa te shumta per te debutuar do te kete "Ylli i ri i Juventusit", Sebastian Giovinco qe pritet te filloje ndeshjen nga minuta e pare. Ranieri ka vendosur qe suedezin Albin Ekdal ta therret ne kuader te kesaj ndeshje. Lajm i mire per Juventusin e Ranierit eshte rikthimi i kapitenit Alessandro Del Piero, i cili mungoi ne transferten e Cagliarit. Kapiteni pritet qe ndeshjen ta filloje qe nga minuta e pare se bashku me brazilianin Amauri.

Te ftuarit e Ranierit per ndeshjen me Catanian:
Portieret: Chimenti, Manninger.

Mbrojtes: Chiellini, Mellberg, Knezevic, Grygera, Molinaro, De Ceglie, Legrottaglie. Mesfushoret: Salihamidzic, Nedved, Poulsen, Marchisio, Sissoko, Ekdal, Tiago, Marchionni.
Sulmuesit: Amauri, Iaquinta, Del Piero, Giovinco.