24 shtator 2008

Sissoko: Jam i lodhur për shkak të Ramazanit

Futbollisti i Juventusit, Mohamed Sissoko është arsyetuar për paraqitjen e tij jo të mirë, duke thënë se është i lodhur për shkak të agjerimit në muajin e Ramazanit. Sissoko, i cili është anëtar i kombëtares së Malit, i takon fesë muslimane, dhe rreth paraqitjes së tij të dobët me Cagliarin, ka pohuar: "E di se nuk kam mundur të jap kontributin tim të zakonshëm në ndeshjen me Cagliarin, por isha shumë i lodhur", ka thënë Sissoko. "Vitin e kaluar u ktheva pikërisht nga meningitisi si dhe lëndimi i nyjes së këmbës, kështu që nuk munda ta agjerojë Ramazanin dhe çdo gjë ishte ndryshe. Ramazani është obligim, por jo një lloj i torturës. Italia është një shoqëri multi-kulturore dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse çdokush është i mirëseardhur", ka nënvizuar Sissoko, i cili për shkak të problemeve të tij fizike pritet që ndeshjen e sotme ndaj Catanias ta fillojë i ulur në bankinë.