19 shtator 2008

Trezeguet: Shkarkojeni Domenechun dhe do të rikthehem

Sulmuesi francez David Trezeguet ka thënë se ai ndoshta mund të rikthehet në kombëtaren franceze, nëse trajneri aktual i saj, Raymond Domenech, do të largohej nga ky post.Trezeguet është lënë jashtë kombëtares franceze për kualifikimet për Euro 2008 dhe vetë garën që u mbajt në Austri dhe Zvicër. Në vend të tij Domenech ka ftuar të riun e Saint-Etienne, Bafetimbi Gomis, i cili ka dështuar të tregojë lojë të mirë, si dhe Karim Benzema, i cili po ashtu ka qenë zhgënjyes.Franca u eliminua nga faza e grupeve, por Domenech befasisht ruajti punën e tij, duke e çuar Trezeguet të heqë dorë nga karriera ndërkombëtare. Por sulmuesi i Juventusit ka thënë se mund të rikthehet nëse Federata Franceze e Futbollit cakton trajner të ri.“Nëse Raymond Domenech do të largohej, unë do të bisedoja me trajnerin e ri dhe do të dëgjoja çfarë ka për të thënë ai”, ka thënë Trezeguet.