19 shtator 2008

XHIXHI BUFON “Objektivi ynë është kalimi i grupit”

Portieri i bardhezinjve, Xhixhi Bufon, kërkon të mbajë të karikuar dhe me ‘këmbë në tokë’ skuadrën e tij. Sigurisht që suksesi i parë në Ligën e Kampioneve ka sjellë shumë entuziazëm në kampin juventin, por gjithsesi kjo ishte vetëm sfida e parë e vështirë e grupit më të fortë të këtij kompeticioni: “Sigurisht që me kampionët tanë që drejtojnë repartin e sulmit, një gol në çdo ndeshje është mëse i sigurt, por gjithsesi kjo ishte vetëm sfida e parë e vështirë e grupit më të fortë të këtij kompeticioni: “Sigurisht që me kampionët tanë që drejtojnë repartin e sulmit, një gol në çdo ndeshje është shumë i sigurt, por të mos harrojmë se na presin ende sfida të vështira për të kaluar grupin. Zeniti është padyshim një ndër skuadrat më të forta evropiane për momentin, ndaj suksesi ndaj tyre konfirmoi forcën e skuadrës sonë. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me këtë ritëm”, deklaron portieri i Juventusit.