23 shtator 2008

XHIXHI BUFON QETËSON: ASGJË SERIOZE

Xhixhi Bufon ka pësuar një tërheqje të lehtë në sfidën me Kaljarin, që vuri në alarm Juventusin. Në vend të tij ka luajtur austriaku Maninger. “Vendosa të ndalem thjesht për të qenë i sigurt. Pasi godita topin, nuk u ndjeva aspak mirë. Gjuajta në një mënyrë të keqe dhe ndjeva se diçka nuk po shkonte. Në fillim u zemërova kur të gjithë vazhdonin të më kalonin topin dhe në një farë pike e kuptova që ishte më mirë të dilja nga fusha, - rrëfen portieri juventin. – Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Është një nga ato situata që zgjidhen brenda javës. Pastaj, është hera e parë që vij në Kaljari dhe nuk pësoj asnjë gol. Ishte kjo një nga arsyet që e gjykova të drejtë të luaja vetëm gjatë pjesës së parë”. Xhixhi Bufon do t’i nënshtrohet kontrolleve më të detajuara mjekësore, për të qenë më të sigurt se gjendja e tij fizike do të jetë perfekte për ndeshjen e fundjavës së ardhshme.