18 shtator 2008

Zidane i penduar për goditjen ndaj Materazzit

Njoftohet se në librin për, Zinedine Zidane, i cili do të publikohet javën e ardhshme, shkruan se legjenda e franceze e futbollit është i penduar për goditjen me kokë të cilën ia ka bërë Marco Materazzit në finalen e Kampionatit Botëror 2006.Zidane ishte përjashtuar me karton të kuq nga takimi final ndërmjet Italisë dhe Francës në vitin 2006 në Berlin, pasi që ish-futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit e kishte goditur me kokë në gjoks mbrojtësin italian. Zizu i cili luante ndeshjen e fundit për Përfaqësuesen franceze, asnjëherë nuk ka kërkuar falje publike për këtë veprim të dhunshëm. Megjithatë në librin e shkruar nga Besma Lahouri me titull “Fytyra e fshehur e Zidane”, shkruan se legjenda e futbollit ndjehet i penduar për atë çka ka bërë.