31 tetor 2008

Leverkusen kryeson Bundesligën

Skuadra nga Bundesliga gjermane, Bayer Leverkusen, ka vazhduar me lojërat e mira të cilat i ka shfaqur këtë sezon dhe pas fitore së mbrëmjes së sotme kundër Wolfsburgut me rezultat 2-0, është ngjitur në krye të tabelës.
Në pjesën e parë të ndeshjes u ofruan disa raste, mirëpo nuk u prekën rrjetat në asnjërën anë, derisa pjesa e dytë ofroi një lojë shumë më të bukur. Vendasit shënuan golin e parë në minutën 57-të me anë të Barnetas, ndërsa tetë minuta më vonë (65’) Kiessling shënoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe qëndron e para në tabelë me dy pikë më shumë se sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit gjerman, Hoffenheim, që ka 22 pikë por një lojë më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër në shtëpi kundër Karlsruhes së Edmond Kapllanit.

Mourinho nuk e fal Adrianon as ndaj Rexhines

Trajneri Mourinho nuk e ka falur ende “perandorin” me te cilin prej disa ditesh ka nisur nje konflikt te hapur.
Adriano dhe Cruz nuk do jene ne organiken e Interit per transferten kunder Rexhines. Trajneri Mourinho nuk e ka falur ende “perandorin” me te cilin prej disa ditesh ka nisur nje konflikt te hapur.
“Filozofia ime eshte qe lojtaret duhet te adoptohen me menyren e te menduarit te trajnerit. Nuk e di nese Adriano do ta kuptoje kete. Do ishte e rendesishme ta kishim kunder Rexhines por me e rendesishme eshte te respektohen profesionistet dhe shoqeria”, u shpreh qarte portugezi i stolit zikalter.
Deklarata e dites se sotme eshte zene ne pjesen me te madhe nga ceshtja Adriano, per te cilin Mourinho shtoi: “Nese eshte dikush qe i eshte dedikuar me zemer, si trajner por edhe si shok pune, ai jam une. Une jam lideri nje grupi prej 29 lojtaresh, nje grup ku ka rregulla dhe nuk mund te kete asnje lojtar te ndryshem. Afrimiteti im me te eshte i njejti por mbi te gjitha duhet te mbroj klubin, me pas skuadren dhe ne fund lojtaret”.
Per sa i perket ceshtjes Cruz, Mourinho ka deklaruar se argjentinasi eshte demtuar dhe kjo e pengon te jete pjese e skuadres anti-Rexhina.

Ronaldo aspak modest: Topin e Arte e meritoj une

Sulmuesi i Manchester United shprehet se ai e meriton cmimin prestigjoz Topi i Arte 2008, duke e justifikuar kete me trofete e fituar tek Manchester United gjate vitit te fundit.
Cristiano Ronaldo nuk tregohet aspak modest ne lidhje me ceshtjen e meritave personale ne boten e futbollit. Sulmuesi i Manchester United shprehet se ai e meriton cmimin prestigjoz Topi i Arte 2008, duke e justifikuar kete me trofete e fituar tek Manchester United gjate vitit te fundit. “Mund te them se do ishte e logjikshme ta fitoja une. Ka shume kandidate ne gare, por vetem ai qe eshte konstant gjate gjithe sezonit duhet te jete fitues. Kam fituar Premier League, Champions League dhe ne Europe kam shenuar me shume se kushdo tjeter. Gjithashtu une jam edhe shenuesi me i mire ne Champions League”, shprehet talenti portugez ne nje interviste dhene per gazeten franceze “L’Equipe”. Ceremonia e dorezimit te trofeut do te zhvillohet ne 2 dhjetor ne Paris, aty ku ka seline edhe “France Football”, revista e cila organizon kete eveniment te pervitshem.

Federata e Kosoves i kerkon llogari FIFA-s

Refuzimi i FIFA-s per te anetaresuar Federaten Kosovare te Futbollit ne kete institucion, ka ngjalllur reagimin e FFK-se. Nepermjet nje letre derguar institucionit me te larte te futbollit boteror, shprehet pakenaqesia qe ka ngjallur ky vendim.
“Ju lutem te na sqaroni, se si Republika e Kosoves, sipas standardeve tuaja, nuk eshte e njohur si shtet i pavarur dhe sovran kur ajo ne fakt eshte e pranuar nga bashkesia nderkombetare. Vendimi FIFA-s per te mos lejuar Kosoven te luaje ndeshje miqesore eshte kunder misionit te FIFA-s dhe parimeve te saj. Ne rastin tone, FIFA ka marre nje vendim administrativ se skuadra kombetare e Kosoves nuk mund te luaje lojera miqesore. Si ta kuptojme kete dhe si t’ua shpjegojme qindra mijera tifozeve te futbollit, qe na pyesin rreth kesaj ceshtjeje cdo dite. Ne kete nuk e shohim ndryshe pervec si diskriminim te futbollisteve te Kosoves, klubeve te saj dhe tifozeve”, theksohet ne letren adresuar presidentit Blatter.
Me tej, letra permend edhe misionin e fundit te Blatter ne Palestine, duke vene theksin ne nevojen qe ka edhe futbolli kosovar per t’u institucionalizuar nderkombetarisht.
“Nuk mund te kuptojme pse Kosova, shteti me i ri ne bote, me tradite per futboll, nuk mund te jete anetare e FIFA-s dhe UEFA-s, per shkaqe per te cilat ne besojme qe jane politike. Me kete vendim te KE te FIFA-s, futbolli i Kosoves mbetet geto e futbollit ne mes te Evropes”, nenvizon me tona aspak te buta kjo deklarate, ne fund te se ciles rtheksohet besimi se ne te ardhmen, FFK-ja do jete anetare me te drejta te plota ne FIFA dhe UEFA.

Rooney: Tek United sa më gjatë që mundem

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka përsëritur sërish dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë në Old Trafford.
“Dua të qëndroj në këtë skuadër për aq kohë sa do të më dëshirojnë këtu. Dëshiroj të vazhdoj të luaj mirë dhe të shënoj gola”. “Kush e di, ndoshta kur ta arrij moshën e Giggsit, do të mund të jem afër rekordeve të tij, dhe do të isha shumë i kënaqur po të arrija diçka të tillë”. “Do të ishte ëndrra ime që kur ta mbyll karrierën dhe të shikoj prapa, të shoh një histori të bukur me skuadrën time të zemrës”, ka thënë Rooney.

"Mea culpa" e Murinjos: është faji im

Trajneri i Interit merr përsipër përgjegjësitë për mungesën e fitoreve
Barazimi dytë radhazi, 0-0, për Interin e Murinjos: nëse ai kundër Xhenoas i kishte kushtuar parakalimin nga Napoli e Udineze, ai kundër violëve i lejon çiftit të kreut të largohet dhe Milanit të kalojë mbi zikaltrit. Megjithatë, Murinjo nuk dorëzohet: "Them se kam besim te skuadra ime. Në ndeshjet e fundit, nuk kemi fituar, por kemi ‘humbur‘ kundër skuadrash me kualitet. Është e drejtë të flitet mirë për Xhenoan dhe për Fiorentinën. Nuk shkoj në shtëpi i kënaqur, pasi mua më pëlqen të fitoj gjithmonë. Por, nuk jam as i pakënaqur. Kemi luftuar shumë dhe për mua është fondamentale, pasi ne kemi shumë mundësi".Analiza - Trajneri portugez analizon te "Sky" ndeshjen kundër violëve: "Ata kanë luajtur me një 4-4-2 të mbyllur në mesfushë dhe ne kemi reaguar. Kemi pasur tre mundësi të mira për të shënuar, por edhe ata kishin rastet e tyre. Ishte një ndeshje pa gol, por e vërtetë. Nuk është e lehtë të fitosh në këtë fushë. Pas një periudhe me shumë ndeshje radhazi, të mitë kanë bërë një sfidë serioze, nuk mund të flas keq për askënd". Përgjegjësitë - "Special One" pret rikthimin e shumë të dëmtuarve, por beson shumë dhe te Kuarezma, edhe pse në këtë fillim sezoni nuk ka treguar akoma asgjë: "Mund të them se nuk kam në dispozicion lojtarë të rëndësishëm. Një gjë e tillë ndodh që nga fillimi i sezonit. Por, nëse skuadra nuk fiton, përgjegjësia është e trajnerit. Kuarezma? E njoh që prej 4-5 vitesh, jam i sigurt për atë që ai mund të bëjë dhe do ta bëjë. Në këto momente, nuk po luan mirë, të mërkurën luajti 10 minuta".Ndryshimi - Nëse të dielën e kaluar Murinjo ishte një lum i rrëmbyeshëm, duke sulmuar madje edhe lojtarët e tij, këtë herë, pas barazimit 0-0 me Fiorentinën, trajneri i Interit zgjedh një tjetër linjë, duke mbrojtur skuadrën dhe duke lëshuar mesazhe optimizmi. "Mund të them se kampionati përfundon në maj dhe nuk ka asnjë kupë dimri", thotë portugezi. "Është e vërtetë që Interi nuk shënon prej 180 minutash, por të mos harrojmë Romën dhe Torinon, ku kemi dominuar dhe nuk kemi pësuar asnjë gol. Sigurisht, skuadra po vuan disi në kërkim të golit, por ama jemi gjithmonë në kërkim të tij. Ndeshja e Romës mbetet si takimi perfekt...".Morati - Edhe pse nuk po ecin mirë, presidenti Masimo Morati nuk ka ngurruar të konfirmojë besimin e tij për trajnerin. Por, nuk pëlqen krahasimet mes Interit të Mançinit dhe atij të Murinjos. Morati shpjegon: "Kjo duhet të karikojë maksimalisht Murinjon për të ecur përpara, por çdo kampionat ka historinë e tij: Ky është vërtet i vështirë dhe ne kemi ndryshuar disa gjëra. Prandaj nuk mund të krahasoj dy skuadrat, që kanë luajtur në kohë të ndryshme". Adriano Murinjo vazhdon të jetë i pakënaqur me "livadhisjen" e brazilianit në klubet e natës, dhe mendon që mund ta largojë në merkaton e janarit. Tekniku mendon se mungesa e theksuar e disiplinës te sulmuesi mund të ndikojë negativisht te pjesa tjetër e skuadrës.

Milani përgatit 35 milionë euro për Çesk Fabregas

Kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen me Devid Bekham: vjen më 7 janar
Milani synon të rinovojë skuadrën, duke zëvendësuar veteranët me talentet e rinj... të Arsenalit. Klubi kuqezi ka ofruar 35 milionë euro për blerjen e mesfushorit spanjoll, Çesk Fabregas, i cili po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit në një skuadër tjetër. Lajmi është përhapur në Angli dhe, sipas mediave, lojtarit 21-vjeçar i pëlqen ideja për të luajtur me një klub të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare si Milani. Megjithatë, ylli i "topçinjve" ndiqet me shumë vëmendje edhe nga klubet më të mëdha iberike, me Realin e Madridit dhe Barcelonën, që qëndrojnë në pritje. Shifra prej 35 milionë eurosh po studiohet me shumë kujdes nga drejtori i Përgjithshëm i Arsenalit dhe nga tekniku Arsen Venger, të cilët po shqyrtojnë me kujdes çdo hipotezë të mundshme. Ndërkohë, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar dje marrëveshjen për huazimin e Devid Bekham. Mesfushori anglez do të federohet më 7 janar, dita kur fillojnë regjistrimet për lojtarët e afruar gjatë merkatos së dimrit.

Lajmrim: Juventus - Roma 20:30

Neser mbrema do te zhvillohet edhe nje derbi tjeter Italian, ndermjet Juventusit dhe Romes, takimi fillon me ora 20:30 dhe zhvillohet ne Stadiumin Olimpik te Torinos. Takimi ndermjet dy gjiganteve do te shfaqin shume interes jo vetem brenda Italis por edhe ne Europe, sepse deri sa Juve po rikthehet drejt fitoreve, Roma po perjeton nje tmerr rreth rrezultateve te fundit. Skuadra jone ka nderpre tmerrin e rezultateve negative, dhe brenda 10 diteve ka shenuar 3 fitore edhe pse deri me tani Juventus ka zhvilluar ndeshjet pothuajse pa 12 futbollist standard. Mirpo ne takimin kunder Romes rikthehen disa futbollist te cilet kane qene te lenduar, keshtu qe klubi neser do te luaj pak me sa i fresket. Ndersa jasht lojes me Romen do te jene keta Futbolluist: Buffon, Trezegue, Andrade, Zebina, Zanetti, Poulsen, Marchisio dhe Knezevic. Kurse te rikthyer per Derbi jane: De Ceglie, Grygera, Del Piero, Camoranesi dhe Legrottaglie.
Roma kete kampionat e ka filluar shume keqe dhe gjindet ne vendin e 16 me 7 pike te fituar dhe nje loje ma pake te zhvilluar, kurse kunder Juves do te luaj pa Tottin, Aquilanin, Casetin, ne pik pyetje eshte edhe braziliani Babtista. Te Ftuarit nga Claudio Ranieri per Sfiden Juventus - Roma:

3.Chiellini, 4.Mellberg, 8.Amauri, 9.Iaquinta, 10.Del Piero, 11.Nedved, 12.Chimenti, 13.Manninger, 16.Camoranesi, 20.Giovinco, 21.Grygera, 22.Sissoko, 27.Ekdal, 28.Molinaro, 29.De Ceglie, 30.Tiago, 32.Marchionni, 33.Legrottaglie, 40.Rossi, 41.Ariaudo .

Crespo te Roma në janar?

Agjenti i Hernan Crespos, Fernando Hidalgo, ka thënë se klienti i tij mund t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar të janarit.
“Hernan dëshiron të luajë, dhe nëse nuk mund ta bëjë këtë tek Inter, atëherë ne do t’i shikojmë mundësitë tjera”. “Roma dhe Interi ende nuk kanë folur në lidhje me transferimin e Crespos, dhe po ashtu Giallorosët nuk kanë kontaktuar as me mua”. “Të jem i sinqertë, Roma mund të jetë një mundësi, prandaj do të dëshiroja që të flasim sa më shpejt për këtë çështje”, ka thënë Hidalgo.

Mourinho: Mos më gjykoni tash

Trajneri i Interit Jose Mourinho ka folur në konferencën e sotme për shtyp për momentin problematik të skuadrës së tij para ndeshjes kundër Regginas.
Zikaltrit do të udhëtojnë në Oreste Granillo për t’u ndeshur me skuadrën e Regginas të shtunën, ndërkohë që vjen nga dy barazime pa gola ndaj Genoas dhe Fiorentinës. “Krahasimet në futboll janë të pamundshme, pasi që çdo kampionat është i ndryshëm, kështu që njerëzit duhet të kujtojnë se në këtë fillim sezoni ne e fituam një kupë që nuk e kishim pasur vitin e kaluar”. “Unë nuk e gjykova fillimin e dobët të Milanit në këtë sezon, prandaj edhe tani nuk duhet të jem shumë gjykues ndaj skuadrës sime”. “Nuk kemi shënuar gola në dy ndeshjet e kaluara, kjo nuk është mirë, por nuk kemi probleme në krijimin e shanseve. Në fakt, në Firence patëm katër shanse të mira nga loja e hapur, dy me Mncinin, një me Ibrën dhe një tjetër me Crespon”. “Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që në shtëpi para tifozëve të vetë Reggina luan mirë dhe ka humbur shumë pak ndeshje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse ata janë një skuadër shumë e mirë dhe kanë lojtarë të cilët shumë shpesh e ndryshojnë mënyrën e lojës së tyre”, ka thënë ish-trajneri i Chelseat.

Totti mungon kundër Juves

Kapiteni i Romës Francesco Totti do të mungojë, në ndeshjen derbi të mbrëmjes së nesërme në Stadio Olimpico të Torinos, ku zhvillohet takimi ndërmjet Bianconerëve dhe Giallorosëve, si pasojë e problemit të vazhdueshëm me gjurin.
Simboli romak nuk ka udhëtuar aspak në Torino, dhe kjo është një goditje shtesë për Romën, derisa një hendikep i madh për vetë Tottin, i cili është lodhur me problemet e vazhdueshme me gjurin, dhe nuk do ishte befasi nëse ai do të hiqte dorë krejtësisht nga loja aktive. Ëndrra e keqe është rikthyer për ta ndjekur edhe kapitenin edhe skuadrën, ndërkohë që mungesa e tij ia vështirëson shumë punët trajnerit Luciano Spalletti. Ndeshja kundër Juves do ta shënonte paraqitjen e 400-të të Tottit në Serie A, ndërsa siç duket ai duhet ta shtyjnë festën e tij për ndonjë ndeshje të radhës.

Ronaldinho: Beckham është një lojtar i madh

Asi i Milanit Ronaldinho i ka dhënë mbështetje ardhjes së David Beckhamit në San Siro duke e përshkruar ish-kapitenin e anglezi si një lojtar i klasit botëror.
Ronaldinho është i ngazëllyer që më në fund do t’i jepet mundësia që të luajë krahas një lojtari siç është David Beckham. “Ai është një kampion i madh. Shpresoj që të jetë i lumtur me neve. Do t’i ndajmë gjuajtjet e lira me të. Unë jam takuar me të në të kaluarën dhe gjithmonë kam mbetur i shtangur me klasin e tij”, ka thënë Dinho për “The Sun”.

Xhixhi Bufon, një jetë e pazakontë si shtëpiak

Dëmtimi që po e mban larg fushës së gjelbërt ka ardhurnë kohën e duhur. Ose të paktën nuk e ka rënduarshumë Xhixhi Bufon, super-portierin e Juventusit, që ubë baba 28 dhjetorin e vitit të shkuar. Kështu, ai kamundur të kalojë pak më shumë kohë me AlenaSeredovën e tij. Dhe mbi të gjitha me “Fufon”, kështu equajnë në shtëpi Luis Tomasin e vogël. “Është njëmënyrë perfekte për ta njohur më mirë. Unë e njohshumë mirë, por ai jo dhe aq mua. Por është shumëmirë edhe kështu”, ka pranuar për “Chi” Alena Seredova,e shoqja e Bufonit. Sigurisht që mami ështëgjithmonë mami. “Si prind është e sigurt që jam nëplan të dytë në krahasim me bashkëshorten time – kapranuar Xhixhi –. Për shembull, nëse “Fufo” është nëkrahët e mi dhe kalon Alena, ai kërkon menjëherë tëshkojë tek e ëma. Dhe unë mbetem keq. Ndoshtandodh ngaqë është i vogël, ndoshta mund të zgjasëvetëm për pak kohë, por kjo situatë më trishton”. Sibashkëshort perfekt është e vështirë të mos i japësh tëdrejtë... Megjithatë, lindja e Luis Tomasit e ka ndryshuarmënyrën e jetesës së çiftit. Zgjimi i parë është nëorën 3.00, pastaj në orën 6.00: “Zgjimi i dytë ështërraskapitës dhe përfundimisht nuk e merr dot mëveten. Sytë më hapen dhe është e pamundur të fle,kështu që jam i detyruar të shkoj dhe të ha mëngjesin.Në shumicën e rasteve e përgatit Alena, por një herënë muaj ndodh mrekullia: ia servir mëngjesin në krevatbashkëshortes sime. Por vetëm një herë, pasi nuk duaqë ajo të mësohet me këtë gjë. Një herë në muaj mëpëlqen edhe të gatuaj për të, makarona. Gatuaj meshpirt që të mos e zhgënjej atë dhe të ftuarit e mi”.

“Juventusi ishte thjesht me fat”

Daniele Arrigoni nuk kërkon të ankohet mbi paraqitjene lojtarëve të tij në sfidën ndaj Juventusit. Sipas trajnerit tëBolonjës, bardhezinjtë kanë qenë vetëm me fat në fitoren esiguruar në “Dal’Arra”: “Më përjashtim të golit të parë,Juventusi nuk ka krijuar asnjërast tjetër për shënim,ndërkohë që goli i dytë iNedvedit erdhi thjesht sirrjedhojë e një gabimit tonë.Është e qartë që kur shkon nëdisavantazh të dy golavekundër një skuadre të fortësi Juventusi, bëhet shumë evështirë për të rikuperuarndeshjen. Gjithsesi, këto janëndeshje që nuk pasqyrojnëobjektivat tanë realë, por sigurisht që ajo e ardhshmja nëKaljari është një përballje, e cila duhet fituar me çdokusht”, deklaron trajneri i Bolonjës, Daniele Arrigoni.

Amauri: Kujdes nga kriza e Romës!

Amauri është konfirmuarsi arma më efortë e skuadrës sëJuventusit në këtë fillimsezoni.Konstant në të gjitha ndeshjet ezhvilluara dhe vendimtar megolat e tij, jo më kot brazilianiështë golashënuesi më i mirë iklubit bardhezi. Pas realizimevendaj Realit të Madridit dhe nëderbin kundër Torinos, Amauripo “mpreh këpucët” përndeshjen e së shtunës nëmbrëmje kur në “Olimpikon” eTorinos do të mbërrija Roma.Skuadra verdhekuqe po kalonnjë moment shumë të vështirë,por braziliani nuk qëndron iqetë në prag të një fakti të tillë,pasi pothuajse të njëjtën gjë sapoe kaloi edhe Juventusi: “Do tëjetë një ndeshje shumë e bukur,pavarësisht problemeve që pokalon Roma. Kanë rikuperuarTotin dhe sigurisht që kapiteni,një ndër lojtarët e mi më tëpreferuar, do t’i japë një tjetërritëm trupës së Spaletit. Nukdua t’i besoj aspak gjendjes sëvështirë të verdhekuqve, pasiedhe në një moment të këtillëdhamë përgjigjen, në një sfidëshumë të rëndësishme kundërRealit të Madridit dhe më pasndaj Torinos. Kështu që, të njëjtëngjë mund të na shkaktojë edheRoma. Pikërisht për këtë arsyeduhet të qëndrojmë të qetë dhetë vëmendshëm. Kombëtarja?Dunga më injoron, por unë dotë vazhdoj rrugën time. Mbërritanë Itali si një i panjohur dhetashmë jam në njërën prej skuadravemë të mëdha në botë. Ngaana tjetër, fakti që Kombëtarja eKampioneve të Botës më vëzhgonme kujdes, është një stimulmë shumë për mua. Nëse Lipido të më telefononte... ta lëmësurprizë”, deklaron Amauri.

Juve, negociata për Luka Modriç

Juventusi është gati të afrojë në formë huazimi, në merkaton e janarit, mesfushorin Luka Modriç. Për këtë arsye, përfaqësuesit e klubit bardhezi udhëtuan drejt Londrës, në mënyrë që të gjendet marrëveshja me Totenhemin. 23-vjeçari, i cili shkëlqeu me Kroacinë gjatë Euro 2008, u transferua me shumë bujë në "Uajt Hart Lajn". Megjithatë, që prej kalimit nga Dinamo e Zagrebit te klubi anglez, për 23 milionë euro, lojtari ka zhgënjyer vazhdimisht. Juventus interesohet për Modriç, pasi drejtuesit e klubit synojnë të afrojnë lojtarë cilësorë në mesin e fushës, repart i përgjysmuar për shkak të dëmtimeve. Në favor të "Zonjës së Vjetër" qëndron fakti se kroati nuk është ambientuar në Premiership dhe pas largimit të teknikut Huande Ramos nuk cilësohet si titullar "i paprekshëm". Trajneri i ri i "Hotspurs"-ave, Herri Redknap, preferon ta mbajë në stol fantazistin.

Adebayor: Kështu nuk fitohet titulli

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, vështirë se mund të qetësohet pas rezultatit negativ kundër Tottenhamit, dhe thotë se në këtë mënyrë nuk mund të fitohet titulli.
“Të jesh kampion në këtë mënyrë? Kurrë! Është një dëshpërim i madh. Është një atmosferë negative pasi që bëmë gjithçka për të arritur tek tri pikët dhe në fund përfunduam me një. Na vjen keq që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur”, ka thënë Adebayor.“Ishte një prej ndeshjeve më të vështira në jetën time, pasi që nuk mund ta kuptoja, pas 90 minutash udhëhiqnim 4-2 dhe në fund ndeshja përfundon me barazim. Kur udhëhiqnim ndoshta mendonim se ndeshja përfundoi”, shton sulmuesi i Togos.

Raul: Kam ëndërruar të luaj për Milanin

Kapiteni i Real Madridit, Raul, ka luajtur për gjigantin spanjoll për 14 vite, por thotë se është fascinuar nga lojtarët italianë dhe se kishte fantazuar të luajë me Milanin kur kishte qenë fëmijë.
“Jam rritur me Roberton dhe tash po plakem me Paolon. Më pëlqente ta shikoja Baggion duke luajtur dhe kur më në fund arrita të takohem me të, pashë se çfarë personi i shkëlqyeshëm ishte në të vërtetë”, ka thënë Raul.“Sa i takon Paolos, isha fëmijë kur ai mblidhte kupa Evropiane, tash jam 31-vjeçar dhe ai ende është këtu. Ai është një profesionist i vërtetë dhe një pikë referimi për të gjithë futbollistët”, ka shtuar Raul“Kam pasur fantazi kur isha i vogël dhe ëndërroja rreth të ardhmes time futbollistike: Shpesh kam menduar për Milanin dhe do të kisha dashur të luaja me legjendat si Marco Van Basten, Carlo Ancelotti, Ruud Gullit dhe Roberto Donadoni. Vetëm mendoni një partneritet Raul-Van Basten...”, përfundon spanjolli.

FIFA lëvdon trajnerin e Shqipërisë

Barazimi të cilin e arriti Shqipëria në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Portugalisë ka bërë që në faqen zyrtare të FIFA të diskutohet për pozitivitetin e futjes së Shqipërisë në 100 skuadrat më të mira në botë, duke e lëvduar sidomos trajnerin Arie Haan.
“Trajnerët holandezë të futbollit janë kudo, duke filluar nga Guus Hidding në Rusi, e deri te Arie Haan në Shqipëri. Trajnerët holandezë janë të njohur për njihen për lojën sulmuese, dhe si rezultat i kësaj Shqipëria ka zgjedhur pikërisht trajnerin Haaan. Pas fillimit të mirë i ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, ku kuqezinjtë barazuan me Suedinë dhe fituan me Maltën, erdhi një humbje e papritur nga ndaj Hungaria. Mirëpo barazimi pa gola me Portugalinë në udhëtim e bëri edhe më të fortë Përfaqësuesen Kuqezi. “Është vetëm fillimi dhe besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Haan, i cili beson në rezultate pozitive në ndeshjet e radhës. Haan ka plotësisht të drejtë të mburret me suksesin e tij, pasi që Shqipëria ka lëvizur për 19-të vende lartë në renditjen botërore të FIFA-s për muajin tetor, dhe tash gjendet në vendin e 83-të.

Deco: Këtë sezon duam trofe

Mesfushori portugez Deco thotë se Chelsea duhet këtë sezon patjetër të fitoj trofe ose në të kundërtën do të pësojë edhe një zhgënjim.
Blutë përfunduan në vendin e dytë në sezonin e kaluar, menjëherë pas Manchester United, ndërsa të zgjedhurit e ish-trajnerit Avram Grant humbën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.“Do të jetë vështirë që ky sezon të llogaritet si i suksesshëm nëse nuk fitojmë së paku një trofe. Dua të fitoj tituj sërish. Gjithmonë ka qenë kështu në karrierën time dhe besoj se ky është vendi i duhur për këtë”, ka thënë Deco për Daily Star.“Të gjithë e dimë se Chelsea humbi dy tituj nga Manchester United me një dallim të vogël. Duhet të punojmë t’i përmirësojmë disa gabime dhe mendoj se trajneri i ri do të sjellë edhe gjëra të mira për klubin”, ka shtuar portugezi.

Kasano tejkalon limitet, kërkon “Maria De Filipin” në stërvitje

Antonio Kasano është një fans i çmendur i emisionit tëmirënjohur “Uomini e Donne”, por është aq shumë i dhënëpas tij saqë ka kërkuar një televizor nëpalestrën e qëndrës stërvitore të Sampdorias,ku skuadra zhvillon stërvitjene pasdites, për më shumë dukekërcënuar se nuk do të stërvitet mëkurrë në atë orë nëse kushti i tij nukdo të plotësohet. Antonio njihet prejkohësh si një ndër fansat më të zjarrtëtë prezantueses së mrekullueshmeitalo-zvicerane, Maria De Filipi. “Uominie Donne” është padyshim njëndër programet më të ndjekur nëItali, por mesa duket edhe ngaKasano. Sulmuesi barez i Sampdoriasnuk kërkon të humbasë asnjë ngaseritë e këtij programi dhe sigurisht qëduke njohur natyrën agresive të Kasanos, drejtuesit e klubitbardheblu ia kanë plotësuar menjëherë dëshirën atij.

Bajerni, gati “malin” me para për Shvajnin

Me kontratën drejtpërfundimit, pikërishtnë vitin2009, mesfushori Bastian Shvainshtaigerpo bëhet një çështjeshumë e rëndësishme përt’u zgjidhur te klubi i Bajernittë Mynihut. Në fakt, drejtuesitkanë dekalruar se dëshirojnë tëmbajnë futbollistin 24-vjeçar, icili ka arritur të jetë edhe njëelement shumë i rëndësishëmnë Kombëtaren e Gjermanisë.Gjithsesi, pavarësisht dëshirësduhet të përgatiten për një ofertëshumë të majme. Klubetelitare të Italisë, si Interi, Juventusie Milani janë të gatshëmt’i ofrojnë futbollistit një malme para dhe nëse Bajerni duhetta mbajë, duhet të ofrojë tëpaktën të njëjtën shumë si ata.“Bastian është një futbollistshumë i talentuar dhe shumë irëndësishëm për ne. Normaleqë ne do bëjmë të pamundurënqë ai të vazhdojë të jetë pjesë eskuadrës. Jam në dijeni të faktitse disa klube mjaft prestigjozëkanë kontaktuar memenaxherin e mesfushoritdhe është mëse normale.Gjithsesi, ne do t’i ofrojmë atijnjë kontratë mjaft të mirë, tëcilën mendojmë se nuk do erefuzojë”, ka thënë menaxheriUli Hënes. Ndërkohë, edhepresidenti i klubit, Franc Bekernbauerështë gati për tëshpenzuar mjaftueshëm, nëmënyrë që të mbajë futbollistin.“Bastian është përmirësuarshumë me kalimin e kohës.Ai ka arritur të bëhet njëfutbollist shumë i rëndësishëmpër skuadrën dhe normaleqë do bëjmë të pamundurëntë mbajmë yjet e ekipit.Kemi kontaktuar me lojtarine menaxherin e tij dhe kemirënë dakord paraprakisht përtë nisur bisedimet për një kontratëtë re”, tha Bekenbauer.Në fakt, duket se kontrata eShvainshtaigerit do të jetë njëçështje që duhet llogariturmirë, pasi kërkon një shpenzimtë madh financiar.

Saki përkrah Realin, sulmon Fergusonin

Trajneri i Mançester Junaited, Sir Aleks Ferguson,vazhdoi të shënjestrojë metodat e transferimit që ka përdorurReal Madridi, kur përmendi para disa ditësh semadrilenët morën mbrojtësin Hajnze, si karrem për tëtërhequr Kristiano Ronalon në të ardhmen. Pasi vetëmbrojtësi argjentinas hodhi poshtë deklaratat e Fergusonit,klubi nga Madridi ka gjetur tashmë dhe një mbështetëssi Arrigo Saki. Duke folur për radio “Marca”, 62-vjeçari ka lëshuar kritika ndaj Junaited dhe kundër teknikutFerguson: “Ai thotë se Reali i Madridit nuk tregoheti drejtë me taktikat qëzgjedh, por edhe klubii tij bëri një dinakëri, kurmori Xhuzepe Rosin.Pikërisht nuk vonoi tëpërfitonte nga dështimii “Parmalat” për tërrëmbyer lojtarin, qëishte vetëm 16 vjeç nëatë kohë”, ka deklaruarish-trajneri i Parmës.Saki ka dashur të komentojëedhe një tjetërçështje, që shqetësonRealin: ‘Serxhio Ramos’.“Në jetë, gjithmonëbëhen gabime. Erëndësishme është tëkërkojmë falje dhe tëmësojmë që të mos ipërsëritim. Serxhioështë një djalë i ri, poredhe lojtar cilësor e mepërvojë, por ndonjëherëduhet të mendojë mirë, para se të flasë. Megjithatë,unë mendoj se ai duhet të falet për atë që bëri”. Nëfund, Saki i ka bërë elozhe futbollit spanjoll, pasi kombëtarjaiberike arriti që me stil të fitojë Evropianin: “Upërfshiva me të vërtetë nga pasioni i madh. Unë eadhuroj përfaqësuesen spanjolle dhe mënyrën e saj të tëluajturit. Mendoj se atë sukses, Kasijas me shokë e merituandhe dhanë një leksion të mirë futbolli”.

Pele kundër Diegos: Yjet s’bëhen trajnerë

Nëse ka pasur dynjerëz, që e kanëbërë futbollin njësport të denjë për t’u shikuar,ata janë Pele e Maradona. Historiaka folur në favor të tyre,megjithatë ata nuk janë pëlqyerkurrë me njëri-tjetrin. Kështu,futbollisti brazilian më imadh i të gjithë kohërave, EdsonArantes Do Nascimento, injohur si Pele, ka deklaruar se“një yll futbolli nuk mund tëbëhet një trajner i mirë”, duke ilëshuar një shigjetë indirekte rivalittë tij argjentinas. Faktikisht,ai i uron Maradonës sa mëshumë fat në rolin e tij të ri siteknik i përfaqësueses bardhekaltërdhe shpreson që legjendae futbollit të bëjë të harrohenproblemet që ka përjetuar në tëkaluarën. “Unë shpresoj qëgjithçka të shkojë sa më mirë përtë gjatë kësaj aventure të re dhetë jetë sa më i zoti për të lënëprapa krahëve gjithçka nga ekaluara. Do të jetë mjaft e rëndësishmeqë të dijë të drejtojë nërrugën e duhur argjentinasit, -është shprehur Pele përgazetën braziliane “Globoesporte”,- Zakonisht, njerëzitthonë se ai që ka qenë kampionnë fushë nuk bëhet një trajner imirë. Në më të shumtën e rastevenjë lojtar jo aq i mirë, si përshembull Vanderlei Luksemburgo,mund të bëhet një trajneri madh. Tashmë do të shohimse si do të jetë për Maradonën”,ka shpjeguar 68- vjeçari.Pele gjithashtu, i është referuaredhe ndihmësit kryesor tëMaradonës në Kombëtarenargjentinase, Karlos Bilardo, icili drejtoi Argjentinën nëBotërorin e vitit 1986, me Diegonqë ishte protagonist iskuadrës së tij. “Diego duhet tëmësojë shumë nga Bilardo, i ciliështë një trajner i madh, meshumë përvojë dhe që e njehshumë mirë futbollin. Me dikëtë tillë përkrah, ai mund tëmësojë së tepërmi dhe të shkojëlarg”, ka vazhduar i ashtuquajturi“O Rei”. Ndër të tjera,shtypi brazilian e ka ngacmuartri herë kampionin ebotës për të krahasuar Maradonënme Karlos Dungën,teknikun aktual të Brazilit.“Kur të dy luanin, unë pëlqejamë shumë shpirtin luftarak tëDungës. Ndërsa si trajnerë nukmund të flasim ende, sepse Maradonaka vetëm dy ditë që e kamarrë këtë detyrë dhe akomanuk e kemi parë të drejtojëskuadrën”, ka përfunduar Pele.

Barcelona shpreson të ruhet pakti për Mesin

Barcelona shpreson që të ruhet pakti me FederatënArgjentinase të Futbollit, në lidhje me Mesin, edhe pas caktimittë Maradonës si trajner. Marrëveshja ka të bëjë me faktin qësulmuesi duhet të mungojë në disa ndeshje jo shumë tërëndësishme, siç është ajo kundër Skocisë në Gllasgou. Klubikatalanas dëshiron ta ketë në dispozicion për ndeshjet ekampionatit dhe Ligës së Kampionëve. Megjithatë, mbetet tëshihet se si do të veprojë tekniku i ri, i cili ka paralajmëruar senë testin e nëntorit dëshiron t’i ketë të gjithë lojtarët. NëseDiego do të ngulmojë, Barcelona edhe mund të lëshojë, pornë këtë mënyrë do të prishej raporti i krijuar me Federatën eArgjentinës, të cilës klubi katalanas i bëri një “nder”, duke elejuar Mesin për Olimpiadë, megjithëse Barça në atë kohëluante paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Maradona- Debutimi i “Pibe D’Oro”, më 19 nëntor me Skocinë

Diego Maradona do të debutojë në stolin e Argjentinës tëmërkurën e 19 nëntorit, në miqësoren e Gllasgou përballëSkocisë. Kështu ka ndryshuar programi, pasi në një momenttë parë dukej se premiera do të ishte miqësorja e shkurtit ndajFrancës. Ish-“Pibe D’Oro” do të shpallë grumbullimet e tij tëpara gjatë të martës së ardhshme, ditë kur duhet të zyrtarizohetedhe detyra e tij nga ana e Komitetit Ekzekutiv të FederatësArgjentinase të Futbollit. Menjëherë, një test i rëndësishëm,që nga ana tjetër sipas bastexhinjve, mund të “njolloset”edhe me një karton të kuq të Maradonës. Agjencia“Betaland.com” propozon këtë mundësi, duke e kuotuar me15.00. “Agipronews” shkon më tej dhe parashikon shkarkimine tij, pas Botërorit 2010 me kuotën 7.5. Ndërsa 10.00 ështëmundësia që Argjentina e tij të mos jetë në Botërorin 2010.

Kapello - “Murinjo, fitues edhe në Itali”

“Zhoze Murinjo është një trajnerme personalitet dhe besojse një karakteristike e tillëështë shumë e rëndësishmenë punën tonë”. Fabio Kapelonuk ka dyshime mbi faktinse tekniku portugez do tëkonfirmohet fitues edhe nëItali edhe për faktin se ka nëdispozicion një ndër skuadratmë të forta në botë. “Kurnjë trajner përballet me realitetetë tjera, sigurisht që iduhet dhënë kohë. Për muaInteri është një ndër skuadratmë të kompletuara nëbotë, ka një portier të shkëlqyer,sulmues si pakskuadra në botë dhe me rikuperimine të dëmtuarve tëtjerë, jam i bindur se Zhozedo të ndërtojë skuadrën perfekteqë ai mendon, ashtu siçbëri me Porton e Çelsin”, deklaronFabio Kapelo.

Morati këmbëngul mbi zgjedhjet e Murinjos


Dy barazime radhazikundër Xhenoas eFiorentinës, të cilat ukanë dorëzuar Udinezes dhe Napolitkreun e klasifikimit nuk eshqetësojnë aspak presidentin eskuadrës së Interit, MasimoMorati. Pas ndeshjes nëFirence të përfunduar me rrjetatë paprekura, numri një ishoqërisë milaneze vazhdontë mbrojë politikën që trajneriZhoze Murinjo ka ndjekur nëjavën e fundit, duke “skualifikuar”nga skuadra dy sulmuesit,Kruz e Adriano mejustifikimin e mungesës së impenjimitnë sfidën kundërXhenoas. President Morati, një komentmbi sfidën e Interitkundër Fiorentinës?Sigurisht që nuk mund tëthem se ajo ishte ndeshja më emirë e zhvilluar nga Interi nëkëtë sezon, por gjithsesi, jemiende në fillim të kampionatit,me një trajner të ri dhe idetë etij të reja, të cilat ende duhenkuptuar dhe zbatuar ngalojtarët. Skuadra duhet të ingranohetende me to, por gjithsesisinjalet e para janë pozitive,edhe pse jam i bindur semund të bëjnë më shumë.Statistikat tregojnë se Milanika parakaluar në renditjeInterin pas tri vitesh. Jushqetëson ky fakt?Jo, sepse fillimi i kampionatitnuk tregon asgjë reale,pasi skuadrat ende nuk ekanë arritur maksimumin etyre fizik. Pastaj nuk jamaspak i shqetësuar për potencialintonë kundrejt rivalevetë tjera, pasi jam shumë i sigurtqë nuk e kemi treguar endeforcën tonë reale, por jamgjithashtu i bindur se kjo dotë ndodhë shumë shpejt.Po trajtimi i çështjeve“Kruz e Adriano” ju shqetëson?Morati gjithmonë ka pasur një marrëdhënie tëshkëlqyer me të dy lojtarët,ndërkohë që Murinjo po tregohettepër i ashpër kundrejttyre...Nuk më shqetësojnë. Sjelljae Murinjos është e kushtëzuarnga fakti dhe vullneti setrajneri kërkon që lojtarët tërespektojnë disiplinën eskuadrës. Me të gjithë lojtarëte mi kam një marrëdhënie tëshkëlqyer dhe sigurisht qënuk bëj diferencime për asnjëprej tyre, ashtu si Murinjo,i cili kërkon që të gjithë tësillen në të njëjtën mënyrë korrekteme rregullat e klubit.Tani u takon lojtarëve që tërifitojnë besimin e Murinjos.Në këtë periudhë të sezonitmund të bëni një krahasimndërmjet Interit tëRoberto Mançinit dhe këtijtë trajnerit portugez?Nuk mund të shohim teke ardhmja duke bërë krahasimeme të kaluarën, edhepse fitoret e arritura ngaskuadra e drejtuar ngaMançini duhet të shërbejnësi një stimul më shumë përtrajnerin portugez dhelojtarët e tij. Çdo kampionatka vështirësitë e veta dhe sigurishtqë ky i sivjetshmipritet të jetë ndër më të luftuarit.Ne kemi ndryshuar trajner,por së bashku me të,kemi fituar edhe mënyrëtjetër të të menduarit të futbollit,pikërisht për të synuartituj të tjerë e të shumtë,por është e pamundur të kërkoshtë bësh një krahasimndërmjet Murinjos, i cili kavetëm disa muaj që drejtonkëtë skuadër, me një trajnerqë e njihte mjaft mirë Interine katër viteve të fundit.Të shtunën do të jeni tëimpenjuar në Rexhio Kalabria.Rexhina është njëskuadër në vështirësi dhesigurisht që do të mundohett’iu sulmojë që në minutate para për të marrë pikë tërëndësishme kundër njërësprej skuadrave më të fortanë Itali, pasi janë pikërishttë tilla, sfidat apo pikët erëndësishme që mund tëshpëtojnë një sezon përskuadrat e vogla. Pastaj menjë tjetër hap fals ndaj Rexhinës,Interi mund të rrëshqisteakoma më poshtë nërenditje. As një fakt i tillënuk ju shqetëson?Sigurisht që çdokush ështëi shqetësuar për ndeshjene radhës, por fatkeqësisht nëfutboll teoritë nuk kanë asnjëvlerë, prandaj është e kotë tëmendosh

Kaka: Po marrim frytet e punës sonë

Braziliani Kaka arrin të jetë vendimtar për Milanin edhekur nuk mund të japë maksimumin e tij. Gjithmonë i pagabueshëmnën portën kundërshtare dhe falë dy golave të tijtë fundit, ndaj Atalantës dhe Sienës, i ka dhuruar dy fitoretë rëndësishme tifozerisë së tij, por mbi të gjitha skuadrës, ecila tashmë e sheh shumë pranë kreun. “Të gjitha sakrificatqë skuadra ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjatë kësaj periudhepo na sjellin pikë të vyera. Ndodh që ndonëse nuk luajmëmirë, ne zbresin në fushë me mentalitetin e duhur, dukemarrë gjithmonë tri pikët e vlefshme – ka thënë Kaka. – Milanigjatë këtyre javëve ka korrur frytet e punës së vet dhesigurisht që tani të gjithë ndihemi më mirë, kur shikojmëtabelën e klasifikimit. Të luash çdo tri ndeshje është njësakrificë më vete, personalisht kam luajtur edhe më kombëtaren,prandaj e ndjej veten disi të lodhur, si rrjedhojëedhe kualiteti im në fushë nuk është gjithmonë i njëjti”. PorRiki Kaka shikon përpara dhe mendon për supersfidën e sëdielës ndaj Napolit: “Të dielën na pret një sfidë e vështirëndaj Napolit, por nëse fitojmë, mund t’i afrohemi gjithmonëe më shumë kreut të renditjes. Personalisht jam i bindur sepas takimit me bardhekaltrit, Milani do arrijë vendin e dytënë renditje”.

Galiani, llogaritë bëhen në maj

Zëvendëspresidenti iMilanit, AdrianoGaliani, e ka komentuarme tone pozitive momentine mirë që po kalon skuadrae “djallit”. Tashmë drejtuesii kuqezinjve, pas plot 14muajsh e shikon Milanin njëpikë mbi Interin: “Për mendimintim ka të drejtë trajneri iInterit, Murinjo, i cili thotë serenditja ka më shumë rëndësigjatë muajit maj se sa tani.Skuadra duhet të qëndrojë eqetë, e të mos entuziazmohemishumë, sepse ne jemi Milanidhe për një klub të tillë,është normale që të qëndrojënë tri vendet e para të tabelëssë klasifikimit. Megjithatë,shpresoj që të dielën kundërNapolit të arrijmë edhe kreune renditjes së Serisë A”. Mëpas Adriano Galiani flet përobjektivat e Milanit dhegjendjen e skuadrës kuqezi:“Sivjet u kemi kërkuar silojtarëve, ashtu edhe teknikuttë Milanit që të jemi në garëpër të fituar titullin deri nëjavën e fundit të kampionatit,por nuk do të jetë vetëm nëdorën tonë për ta arritur, osejo këtë objektiv”. Për zëvendëspresidentinkuqezi, objektivikryesor i sivjetshëmështë kampionati dhe joKupa UEFA, ndonëse ky ifundit është trofeu evropiani vetëm që i mungon klubitkuqezi: “Gjatë këtyre javëvekam vënë re një përqendrimPërgatiti: PARID AGOLLImaksimal të skuadrës në kampionat,– ka thënë Galiani.– Kurrë më parë nuk i kishaparë lojtarët tanë të përqendruardhe të bashkuar kaqshumë për arritjen e objektivavesezonalë. E përsërisedhe një herë, që sivjet objektiviynë kryesor është kampionati,dhe pas tij vjen KupaUEFA”. Në përfundim, drejtuesikuqezi flet për ndeshjene ardhshme ndaj Napolit në“San Siro”: “Napoli ka mëshumë se 22 vjet që nuk emund Milanin në “San Siro”– ka treguar Galiani. –Shpresoj që kjo statistikë të thellohetakoma më shumë. Ne edimë mirë që ndaj tyre do jetënjë ndeshje e vështirë, pasipresidenti De Laurentis kaarritur të ndërtojë një skuadërtë bukur, por megjithatë,shpresoj që në përfundim tëkëtij takimi, fituesi i vërtetë tëjetë publiku”.

Tifozet e Maldinit betohen: Paolo u nda

Paolo Maldini dhemodelja bukuroshevenezueliane AdrianaFosa drejt lamtumirës.Këto janë zërat që janëpërhapur në disa nga bloge“beqaresh” milaneze. Mijërae mijëra fanse të kapitenitkuqezi, të cilat prej shumëvitesh ëndërrojnë të kalojnënjë darkë romantike me të nëndritën e qirinjve, një takim apodhe vetëm të marrin një përshëndetjetë thjeshtë nga njeriui ëndrrave, tashmë mundtë kenë një shpresë... Por ngaka filluar të shpërndahet kythashethem i pakontrolluar?Gjithçka filloi disa javë më parë,kur mbrojtësi i kuqezinjve ështëfotografuar në shoqërinë eMishel Hunziker në rrugët eMilanos. Një shëtitje e pafajshmee më pas një pije: asgjë ejashtëzakonshme. Në fund,gjithsesi, s’ka munguar as njëputhje shumë e përzemërt. Disafotografi nga “Diva&Donna”kanë tronditur zemrat e shumëfanseve të Maldinit: vajzashumë kurioze, që kanë filluartë pyesin se ku përfundoiAdriana Fosa... Bëhet fjalëpikërisht për gruan që Paolosi ka dhuruar dy fëmijë, gjatëkatërmbëdhjetë vjetëve tëkaluara së bashku... Që ngaaty merr vazhdimësi thashethemi,me disa vajza qëëndërrojnë t’i vihen pas 40-vjeçarit tërheqës të Milanit.Megjithatë nuk duhet lënëpa përmendur se e shoqja etij bukuroshe, Adriana, sëfundi është vënë re në stadiumin“San Siro” për tëshikuar bëmat e Milanit dheMaldinit. Mos ndoshta ështërasti që ndonjë tifoze edashuruar ta heqë fare ngamendja kapitenin kuqezi?

Çelsi-Terri, 10 vjet “martesë”

Pas sfidës me Hullin,kapiteni i Çelsit,Xhon Terri celebroi10-vjetorin e debutimit me‘blutë’, te të cilët ka fituar privilegjine të qenit ikonë e klubit.Karriera e tij në këtëskuadër ka dy pika, në të cilatndryshon: nga tetori i vitit1998 deri në tetorin 2008.“Versioni i fundit” e gjen atëkapiten të Çelsit dhe të Kombëtaressë Anglisë, si dhe njënga emrat më të mëdhenj tëfutbollit botëror. Ndërsa nëmodelin e hershëm, ai ishteveçse një lojtar punëtor dhe italentuar që ishte i gatshëm tëjepte gjithçka për klubin e tij.Në atë kohë ishte cilësuar silojtari i ri më premtues i vititnë Premier Ligë. “Të gjithë mënjohin se çfarë dua kur futemnë fushën e lojës. Nuk kamndryshuar aspak që nga fillimete mia. Jam akoma nervozpërpara fillimit të ndeshjeve.Është gjë e mirë, - shpjegonmbrojtësi, i cili është aktivizuarpër 368 ndeshje me Çelsin,- sepse përsa kohë që ndihemkështu, i kam të qartadetyrat që mbaj mbi shpinë.Është normale se sa më erëndësishme të jetë ndeshja, aqedhe më nervoz jam. Kur fillontakimi, jam gati të jap maksimumintim, dhe këtë e shpje shpjegojme faktin se përmbi kokëkam një tifozeri tepër të zjarrtë,që më mbështet në çdo moment.Është kënaqësi që jamvetëm 27-vjeç dhe kam një përvojëtë gjatë. Kjo më bën të mendojse kam shumë për t’i ofruarÇelsit dhe tifozëve të tij, derinë fund të karrierës sime”, shtoiTerri, i cili nuk mund t’iharrojë momentet e debutimittë tij. “Isha në stol teksa ndiqjaskuadrën të fitonte 4-0 kundërAston Vilës. Papritur trajnerimë kërkon të nxehem dhe nëmoment ndjeva presion brendavetes. Mbaj mend se në atëndeshje, luajta mendsh DarrenBajfild dhe Den Uizin mendërhyrjet të forta dhe të guximshme.Ky i fundit u nxeh nganjë goditje me takë e imja dheai mori hak, duke shkaktuarfaull ndaj meje dhe arbitri endëshkoi edhe me të kuq. Kurshkova në shtëpi, të gjithë ishintë lumtur për debutimintim”. Debutimi i tij në “StamfordBrixh” daton prej 28 tetorit 1998 në Kupën e Ligës në përballjenme Aston Vilën, pornjerëzit që kanë ndjekur ngaafër lojën e tij, pohojnë se njëdekade nuk ka ndryshuar asgjënë rendimentin e tij. Ështëpërsëri ai lojtar: cilësor, energjikdhe guximtar. Me Çelsin,ai ka fituar dy tituj të PremierLigës, dy Kupa të Anglisë,dy Kupa Lige, si dhe ka shkuarnë finalen e Ligës së Kampioneve.Tashmë ështëpjesë e formacionit më të mirëtë vitit, sipas “FIFPro”.

Denis premton gol edhe në “San Siro”

Ishte protagonisti absolut i mbrëmjes së madhe të Napolit nësfidën kundër Rexhinës me tre gola, të cilët kanë projektuar formacioninbardhekaltër në krye të renditjes së Serisë A. XhermanDenis, gjithsesi premton se nuk do të ndalet këtu: “Do tëmë pëlqente që Maradona, i cili tashmë ka marrë drejtimin eArgjentinës, të më grumbullonte për të përfaqësuar fanellën evendit tim. Tre golat ndaj Rexhinës ishin hapi i parë drejt kësajëndrre”. Të dielën në mbrëmje, Napoli do të udhëtojë drejt Milanos,ku do të përballet në mbrëmje me skuadrën e KarloAnçelotit, së cilës Denis premton se do t’i shënojë, pse jo, goline fitores: “Në ‘San Siro’, përveç Milan-Napoli do të jetë një tjetërsfidë, Brazil-Argjentinë, ku yjet kuqezinj si Kaka, Ronaldinjo ePato do të jenë përballë meje e Lavecit, një sfidë brenda sfidësdhe unë do të shënoj patjetër”, deklaron Denis.

De Laurentis ul entuziazmin: Mendojmë për UEFA-n

Një ditë pas suksesit të rëndësishëm në “San Paolo” kundërRexhinës, fitore e cila i dhuroi primatin e Serisë A Napolit, presidentii skuadrës, Aurelio De Laurentis, kërkon të ulë disi entuziazminqë mbizotëron në ekip: “Titulli? Vetëm Zoti mund ta dijënëse një objektiv i tillë është i mundshëm për ne. Pastaj, në këtëpikë të sezonit, do të ishte e kotë të mendonim për fitoren finale,por gjithsesi, kjo nuk do të thotë se një pozicion të tillë nuk ekemi merituar deri në këtë moment. Ashtu siç e kam deklaruaredhe në fillim të këtij sezoni, objektivi real i skuadrës sonë ështëmbyllja e kampionatit brenda shtatë vendeve të para, për të qenëedhe në sezonin e ardhshëm në Kupën UEFA. Mbase në tri vitete ardhshme, me fitimin e më shumë eksperience nga lojtarët tanë,mund të synojmë një vend në Ligën e Kampioneve”, deklaronpresidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.

Maikon ia vë fajin mungesës së fatit

Mbrojtësi brazilian i Interit, Maikon, nuk është aspak i zhgënjyernga barazimi i arritur dy net më parë në Firence, ndonëse besonse zikaltrit meritonin fitoren: “Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer,duke besuar deri në fund te fitorja, por fatkeqësisht nëkëtë periudhë jemi disi të pafat dhe kemi vështirësi për të shtyrëtopin drejt rrjetës. Gjithsesi, mbetemi të qetë në prag të sfidavetë radhës. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen meRexhinën, pasi pikërisht kjo sfidë do të jetë një etapë shumë erëndësishme për kampionatin tonë. Është e vërtetë që mungojnëende shumë ndeshje nga fundi i sezonit, por fitoret e momentevetë vështirë mund të të karikojnë për të vazhduar suksesshëmnë të ardhmen”, deklaron braziliani zikaltër, Maikon.

FREI - “Interi është i frikshëm”

Heroi i mbrëmjes së Firencesështë padyshim portieri iskuadrës vendëse, SebastianFrei, i cili në të kaluarënka mbrojtur edhe ngjyrat ekundërshtarëve zikaltër.Numri 1 i Fiorentinës pranonforcën e kundërshtarit, porështë shumë i lumtur që lodhjae shokëve të tij ështëshpërblyer me një barazim:“Ndaj Interit ka qenë njëndeshje shumë e vështirëpër t’u administruar, pasi sulmuesitzikaltër janë të frikshëm.Patën tre ose katërraste të pastra për të kaluarnë avantazh, por një herëtraversa dhe disa pritje tëmira të miat, çuan në rezultatinfinal të ndeshjes në shifrat0-0. Treguam karakterdhe po mbajmë një ritëm tëlartë rezultatesh, i cilishpresojmë që të zgjasë”,shprehet Sebastian Frei.

DE BIAZI “U rikthye qetësia”

Torino ka rigjetur më në fundfitoren kundër një Atalante,e cila ka besuar te barazimideri në minutat e fundit. Gjithsesi,suksesi ishte shumë irëndësishëm për skuadrëne De Biazit, mbi të gjitha pasdisfatës në derbi kundërJuventusit: “Ndaj Atalantëska mbërritur një fitore, e cilaka risjellë qetësinë nëskuadër, një gjë që na mungonteprej kohësh. Kishimnevojë për tri pikë, pasi nëjavët e fundit kemi arritur tësigurojmë më pak pikë seçfarë kishim merituar nëfushën e lojës, - deklarontekniku i Torinos. – Jemi tëndërgjegjshëm që ndeshje siajo ndaj Kaljarit mund takishim zhvilluar në një tjetërmënyrë, por suksesi do nandihmojë që të jemi më tëqetë në sfidat e ardhshme”.

Tiago Silva,zikaltër

Mediat braziliane janë të sigurtase mesfushori fantazisti përfaqësuesesShpresa të “Seleçaos”, i cilispikati me golat e tij tëmrekullueshëm edhe nëOlimpiadën e Pekinit, ka firmosurnjë parakontratë meskuadrën e Interit. 21-vjeçari Tiago Silva mund tëmbërrijë në Milano që nëmuajin janar, ndonësemundësia më e sigurt ështëmbërritja e tij në merkaton everës së ardhshme. Gjithsesi,Tiago Silva do të jetësë shpejti një lojtar i Interit,por jo i vetmi. Në janar përflitetpër një tjetër blerje nëkampin zikaltër dhe bëhetfjalë për mesfushorin eBenfikës, Hasan Jebda.Këtë lajm e ka konfirmuarsportivja algjeriane, “AlKhabar”.

Zaneti: Na mungoi vetëm goli

Barazimi i dytë radhazi në shifrat0-0 nuk është kapërdirë lehtënga kapiteni i Interit, HavierZaneti, ndonëse pas këtyre dyrezultateve jo shumë pozitivepër kampionët e Italisë, ai premtonrikthimin te fitorja. “Jam dakordme trajnerin kur deklaron sendaj Fiorentinës na mungoivetëm goli, pasi gjatë 90minutave kemi qenë superiorëkundrejt vjollcëve, - theksonmbrojtësi argjentinas. – Rastetpër shënim nuk na munguan, poredhe një herë tjetër na mungoikonkretizimi i tyre. Nuk e nënvlerësojfaktin se në Firence ështëgjithmonë e vështirë të fitoshdhe skuadra e Prandelit ka meritate veta, por ne ishim mëkonkretë dhe u lejuam pak hapësiranë mbrojtje sulmuesve tëFiorentinës. Dy barazimet nuk nagëzojnë, por gjithsesi qëndrojmëtë qetë në prag të sfidës kundërRexhinës. Mungesat e Adrianosdhe Kruzit? Jam përsëri dakordme Murinjon kur deklaron se tëgjithë ecin në të njëjtën linjë nënjë skuadër dhe nëse ai ka vendosurtë marrë masa të tilla, dotë thotë se lojtarët nuk i janëpërmbajtur kërkesave të tij. Adrianoe Kruz janë dy lojtarë profesionistëdhe besoj se tashmëe kanë kuptuar gabimin, por duhettë bisedojmë kokë më kokëme Zhoze Murinjon për ta mbyllurpërfundimisht këtë çështjedhe për t’u rikthyer sa më shpejtnë grup, pasi kontributi i tyre nanevojitet”, deklaron kapiteni ikampionëve të Italisë në fuqi,Havier Zaneti.

Xhampaolo: Inzagi duhet skualifikuar për simulim

Trajneri i Sienës, Xhampaolo dhe mbrojtësi bardhezi Portanova,kanë lëshuar akuza të rënda mbi Milanin dhe Inzagin,për shkak të penalltisë së rrëmbyer nga i zakonshminga ky i fundit ne ndeshjen e së mërkurës: “Nuk ishte penallti– ka thënë trajneri i Sienës Xhampaolo, – por meqenësemediatikisht për Sienën nuk i bëhet vonë askujt, më mirë tëmos flasim fare. Personalisht nuk më duket e drejtë që episodetë tilla të mos ndëshkohen”. Me të njëjta tone të ashpra,kundër Inzagit ka folur edhe mbrojtësi bardhezi Portanova,i cili është autori i shtyrjes me dorë të Inzagit nëzonën e rreptësisë: “Inzagi nuk po interesohej të kapte topindhe u përplasëm për inerci. Meqenëse kanë skualifikuarpër dy javë Xhilardinon për atë që ndodhi në Palermo,atëherë bëjnë mirë të s’kualifikojnë edhe Inzagin”.

Inzagi mbrohet dhe pranon që është shtyrë

Edhe ndaj Sienës, nuk mungoi goli i zakonshëm i Pipo Inzagit.Kundër skuadrës bardhezi, sulmuesi kuqezi shënoi njëgol fantastik dhe më pas arriti të fitonte një penallti shumëtë “dyshimtë”, të cilën Kaka e transformoi në gol: “Jam ilumtur për këtë fitore - ka thënë Inzagi. - Përsa i përketaksionit të penalltisë, unë isha larg topit. E pranoj që atë topnuk mund ta kapja, por e ndjeva mbi kurriz forcën shtytësetë mbrojtësit të Sienës dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ai nukprotestoi fare ndaj arbitrit, por në fund të ndeshjes foli ashpër,më duket e çuditshme sjellja e tij. Pas zhvillimit të këtijepisodi i kam shpjeguar Portanovas se nuk kishte pse tëndërhynte ndaj meje sepse fundja fundit atë top nuk do takisha kapur kurrë. Gjithsesi, mbrojtësi i Sienës ndërhyrëndaj meje dhe penalltia ishte e drejtë”, ka treguar Inzagi njëditë pas këtij episodi.

Devid Bekham kuqezi, tashmë është zyrtare

Devid Bekham është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Pas një takimitë gjatë të ndodhur pasditen e djeshme ndërmjet menaxherëvee avokatëve të futbollistit të mirënjohur anglez të skuadrësamerikane të Los Anxheles Gakalsi, dhe Adriano Galianit, passë cilit është firmosur edhe bashkëpunimi i shumëpritur. Ishlojtarii Mançester Junajtid dhe Real Madridit do të vishet përfundimishtkuqezi, më 7 janar 2009, dita e parë e hapjes sëmerkatos së muajit janar të vitit të ardhshëm. Klubi kuqezi e kazyrtarizuar këtë marrëveshje edhe me anë të një komunikimipër shtyp qartëson: “Shoqëria sportive A.C Milan komunikonmbërritjen në formë huazimi të futbollisti të kombëtares angleze,Devid Bekham. Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet klubittë Milanit dhe përfaqësuesve të Devid Bekham është zyrtare,kështu që lojtari do të vishet kuqezi më datë 7 janar 2009”.

Pato ëndërron vendin e parë pas Napolit

Ndaj Sienës, sulmuesi i Milanit, Alesandre Pato, nuk ka arriturtë shënojë, por pa dyshim që ka kontribuar së tepërmi nëfitoren e Milanit: “Ndonëse nuk shënova, jam shumë i lumturpër trepikëshin mori Milani ndaj Sienës – ka thënë Pato. – Unëpërpiqem gjithmonë të vihem në dispozicion të skuadrës. Dukeu përpjekur të gjej edhe rrugën e golit. Për më shumë tanindihem mirë, pasi edhe Ançeloti është i kënaqur me lojëntime”. Në lidhje me topin që u përplas në shtyllë në pjesën eparë të ndeshjes me Sienën, braziliani u shpreh: “Kur gjuajtatopin, kujtova se u fut në rrjetë dhe brohorita nga gëzimi, porkur dëgjova përplasjen e topit në shtyllë, zhgënjimi ishte shumëi madh – ka treguar Pato, i cili tani i tregon skuadrës rrugën qëduhet ndjekur. - Të dielën duhet të fitojmë ndaj Napolit për tëkapur kreun”, përfundoi braziliani kuqezi.

Nedved “i lodhur” për të vazhduar kontratën

Siç bën të ditur Gazzetta dello Sport, menaxheri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka kërkuar vazhdim të kontratës për yllin çek, Pavel Nedved, por vetë lojtari thotë se ai është “shumë i lodhur”.
Nedved gjithmonë e ka theksuar dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo mbase mund të jetë arsyeja që ai zgjodhi të vazhdojë karrierën edhe për një sezon tjetër këtë verë, por ai duket se vërtet do të largohet nga futbolli në qershorin e ardhshëm.“Luajmë aq shumë ndeshje së fundi, madje nuk e di nëse luajmë në Serie A, Kupën e Italisë ose në Ligën e Kampionëve”, ka bërë shaka Nedved.“Unë jam 36-vjeçar dhe edhe pse njerëzit vazhdojnë të thonë se dukem si 26-vjeçar, unë jam vërtet i lodhur!”, ka shtuar çeku.

Lippi beson se Milani mund të fitojë skudeton

Menaxheri i Italisë, Marcello Lippi, është i bindur se befasitë e këtij fillimi të sezonit, Udinese dhe Napoli, mund të mbeten edhe më tej në garë për skudeton, por thotë se Milani është një hap para rivalëve të tjerë.
“Ky vërtet është një turne shumë argëtues dhe i balancuar. Gara për titull pa dyshim se do të jetë e ngushtë këtë sezon dhe si pasojë Serie A edhe një herë do të jetë pikë referimi e futbollit evropian”, ka thënë Lipip.“Jam i sigurt se Napoli dhe Udinese mund të konsiderohen si pretendues për titull nëse qëndrojnë në krye deri në mars, pasi Liga e Kampionëve gjithmonë ndikon tek ekipet në pranverë”.“Milani është një hap para nga të tjerët. Jo vetëm për shkak të pozitës aktuale, por pjesërisht sepse ata nuk do të lodhen nga Liga e Kampionëve”, shton italiani.

Ronaldo: Do të shënoj 42 ose më shumë gola

Mesfushori portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai planifikon edhe një përfundim tronditës sa i takon numrit të golave këtë sezon.
Më herët gjatë kësaj jave, menaxheri i Manchesterit, Sir Alex Ferguson, kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon se do ta ketë vështirë të arrijë numrin e golave që arriti sezonin e kaluar.“Ai tash ka pesë gola. Vitin e kaluar pati 42, ndërsa këtë vit pres që të arrijë në mes 25 dhe 42 golave”, pati thënë Ferguson.Por, ndryshe nga trajneri skocez, Ronaldo është i bindur se do ta arrijë këtë shifër madje edhe se do të mundohet ta tejkalojë.“E di se është shumë vështirë të shënosh 42 gola sërish, por kam besim në vete dhe në kolegët e mi. Stërvitem po aq dhe shpresoj të arrij po aq gola ose më shumë”, ka thënë portugezi.

Amauri: Totti është një lojtar për ta shikuar

Sulmuesi i Juventusirt Amauri ka folur për admirimin e tij që ka ndaj simbolit të Romës, Francesco Totti, ndërkohë që ka nënvizuar se dëshiron fitore kundër Giallorosëve të shtunën mbrëma.
Zonja e Vjetër dhe Ujkonja Romake do të ndeshen të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa sulmuesi i sapoardhur te Bianconerët ka folur për situatën aktuale të të dy skuadrave, ndërkohë ka thënë se ai e çmon shumë kapitenin Francesco Totti. “Totti është njëri nga futbollistët italianë që më pëlqen ta shikoj kur luan. Ai luan ashtu siç unë ëndërroj të luaj dhe më pëlqen ta shikoj”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos. Ndërkohë Amauri ka theksuar se bardhezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht për të treguar se kriza ka marrë fund, pasi që ata tashmë vijnë nga tre fitore radhazi (kundër Real Madridit, Torinos dhe Bolognas), ndërsa një fitore kundër Romës do të ishte suksesi më i madh i këtij fillimsezoni.

Bogdani në 11-shen më të keqe të javës

Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani është përfshirë në formacionin e të dështuarve të javës në Serinë A , nga mediat italiane, duke marrë një notë të ulët, 5.5.
Një gjë të tillë e kanë bërë të njohur dje nga mediat italiane, të cilat, shumica ishin të të njëjtit mendim: bomberi shqiptar i Chievos ka bërë një paraqitje jo të mirë në ndeshjen e të mërkurës në shtëpi kundër Lazios, të humbur 1-2.Bogdani, i cili luajti si titullar për 72 minuta, ishte vlerësuar me notën 5,5 dhe konsiderohej si një dështim i Chievos në sulm.

30 tetor 2008

Del Piero dhe Legrottaglie të gatshëm për Romën

Mediat italiane kanë njoftuar se ikona e klubit bardhezi Alessandro Del Piero dhe qendërmbrojtësi Nicola Legrottaglie, do të jenë në dispozicion të trajnerit Claudio Ranieri për ndeshjen e rëndësishme kundër Romës, e cila zhvillohet të shtunën në Stadio Olimpico të Torinos.
Është ky një lajm shumë i mirë për Zonjën e Vjetër para duelit të madh kundër Giallorosëve me ç’rast do të mundohen të tregojnë se kriza tashmë ka marrë fund. Del Piero dhe Legrottaglie janë të gatshëm për t’u ndeshur me kryeqytetasit, ndërkohë që Mauro Camoranesi, i cili luajti disa minuta edhe kundër Bolognas, do të jetë në një formë më të mirë për të startuar nga minuta e parë.

Zyrtare: Beckham arrin në Milan më 7 janar

Skuadra e Milanit ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për huazim dymujor të reprezentuesit anglez, David Beckham.
Rossonerët të enjten janë takuar me përfaqësuesit e Beckhamit me ç’rast kanë arritur marrëveshje për ta huazuar mesfushorin në San Siro. Në bazë të marrëveshjes asi anglez do të qëndrojë në Milan vetëm dy muaj dhe pastaj do të kthehet në SHBA për të vazhduar me skuadrën e tij L.A. Galaxy gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.