28 tetor 2008

Amauri, golat vlejnë 10 pikë.

Pesë gola në kampionat, si Ibrahimoviç. Duket se do të ketë një duel në zonat e larta të renditjes së golashënuesve midis Amaurit dhe suedezit të Mourinjos. Sfida e brazilianit kundrejt interistit intrigon Juventusin dhe sidomos vetë sulmuesin e Ranierit, që nuk fal kur është fjala për konkretizim dhe gola me peshë. Juve ka 12 pikë në renditje dhe 10 i ka siguruar pikërisht Amauri: një gol Udinezes (3 pikë), një gol Kaljarit (3 pikë), një gol Katanias (1 pikë) dhe një gol Torinos (3 pikë). Goli i pestë ndaj Napolit nuk shërbeu, sepse Juve humbi ndeshjen. Braziliani është vetëm në fillim të aventurës me bardhezinjtë, por mesatarja tij shënuese është e jashtëzakonshme me 0.63 gola për ndeshje.