31 tetor 2008

Denis premton gol edhe në “San Siro”

Ishte protagonisti absolut i mbrëmjes së madhe të Napolit nësfidën kundër Rexhinës me tre gola, të cilët kanë projektuar formacioninbardhekaltër në krye të renditjes së Serisë A. XhermanDenis, gjithsesi premton se nuk do të ndalet këtu: “Do tëmë pëlqente që Maradona, i cili tashmë ka marrë drejtimin eArgjentinës, të më grumbullonte për të përfaqësuar fanellën evendit tim. Tre golat ndaj Rexhinës ishin hapi i parë drejt kësajëndrre”. Të dielën në mbrëmje, Napoli do të udhëtojë drejt Milanos,ku do të përballet në mbrëmje me skuadrën e KarloAnçelotit, së cilës Denis premton se do t’i shënojë, pse jo, goline fitores: “Në ‘San Siro’, përveç Milan-Napoli do të jetë një tjetërsfidë, Brazil-Argjentinë, ku yjet kuqezinj si Kaka, Ronaldinjo ePato do të jenë përballë meje e Lavecit, një sfidë brenda sfidësdhe unë do të shënoj patjetër”, deklaron Denis.