28 tetor 2008

Juve, nga 27 lojtarë, 16 të dëmtuar.

Pas dëmtimeve të pësuara në derbi nga Grigera, Salihamixhiç dhe De Çelje, kanë filluar ironizimet mbi formacionin e mundshëm, që Ranieri mund të hedhë në fushë, duke u bazuar vetëm te infermieria: Bufon, Grigera, Andrade, Knezeviç, Zebina, Salihamixhiç, K.Zanetti, Markizio, Poulsen, Kamoranezi, Trezege. Jo keq! Kundër Bolonjës, me shumë mundësi Ranieri do t’ia besojë çelësat e mesfushës suedezit Ekdal, i cili do të mbështetet nga Sisoko, ndërsa në mbrojtje duhet të “sajohet” Melberg në të djathtë. Faktikisht, alternativat janë të pakta. Misteri i dëmtimeve bardhezi është diçka e pashpjegueshme. Nga 27 lojtarë që janë në kontigjent, plot 16 kanë pësuar dëmtime, për më tepër muskulore. Kjo i ka mohuar mundësinë Ranierit për të hedhur në fushë Juven më të mirë të mundshme, ndërkohë që vetë ai e ka mbrojtur përgatitësin atletik Kapana, ndonëse mesa duket drejtuesit bardhezinj po e analizojnë mirë situatën, në mënyrë që një ajo të mos përsëritet më.