29 tetor 2008

LAJMET NEWS 29.10.2008


Inter, Adri-Cruz-Crespo pergatisin valixhet
Mes brazilianit dhe trajnerit tashme ka ngrirje te marredhenieve, por te pakenaqurit ne kampin e Interit jane edhe Cruz e Crespo.
Ajer i rende ne ambientet e klubit ziklater. Telashet e shumta te derivuara nga mosmarreveshjet me trajnerin Mancini, sulmuesi Adriano duket se i ka mbarur edhe kete sezon, ku “ilaci” Mourinho nuk po i ben efekt.
Mes lojtarit dhe trajnerit tashme ka ngrirje te marredhenieve, por te pakenaqurit ne kampin e Interit jane edhe Cruz e Crespo. Tre sulmuesit e kampioneve te Italise duket se ne mesin e ketij sezoni do te largohen nga Interi per te gjetur nje tjeter ambient ku mund te shpalosin talentin e tyre.
“E kam nevrikosur shume dhe tani nuk mendoj se do me fuse me ne fushe edhe pse une kam pire vetem uje”, mesohet t’u kete thene shokeve te tij braziliane Adriano pas nates se shfrenuar ne Milano. Me tej, ai u ka bere te ditur edhe idene e tij per t’u kthyer ne Brazil qe ne muajin janar.
Per te ndertuar nje sulm te ri, produktiv dhe me shume teknik, presidenti Moratti mendon te afroje ne skuader talentet Acquafresca dhe Aguero. Nese plani per te marre te riun italian nga Kaljari nuk mund te hase ne shume pengesa, ndryshe qendron puna per “El Kun”, te cilin Atletico Madrid nuk e leshon pa nje premtim te mire ekonomik.

Sukaj dhe Lika, Haxhetepe trampolina drejt kombëtares
Shkodranët rrëfejnë aventurën në Turqi dhe objektivat për të ardhmen
Pasi ishin lojtarët kryesorë të kombëtares Shpresa, gjatë edicionit të kaluar, tashmë Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika synojnë një fanellë në përfaqësuesen "A". Kjo është arsyeja përse dy talentet shkodranë, ashtu si mbrojtësi kuqeblu, Admir Teli, gjatë verës u transferuan në Superligën turke. Pas 6 sezoneve së bashku te skuadra e Vllaznisë, këta tre futbollistë luajnë sërish përkrah njëri-tjetrit, por këtë vit te Haxhetepe. Sukaj thekson se me Likën kuptohet mjaft mirë, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. "Bashkë me Likën e kemi filluar futbollin në moshën 7-8 vjeçare. Të dy jemi bërë profesionistë me Vllazninë në moshën 15-vjeçare. Luanim së bashku edhe te kombëtarja Under-21. Një prej momenteve që mund të veçoj është finalja e Kupës në sezonin e kaluar, ku fituam 2-0 përballë Tiranës. Golat u shënuan pikërisht nga unë dhe Lika. Kjo për ne ishte një lumturi shumë e madhe. Me Likën merremi vesh shumë mirë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj", pohoi Sukaj për gazetën turke "Zaman". Ai nuk e fshehu zhgënjimin për faktin se ende nuk ka shënuar në kampionatin elitar të Turqisë, por, sipas tij, problem është vetëm goli i parë, pasi të tjerët vijnë me radhë. "Kam një shans të madh, pasi te skuadra e Haxhetepes luaj përkrah shokëve të mi të vjetër, ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Për fat të keq, ende nuk e kam shijuar golin në Turqi. Por, dua t‘ju kujtoj se edhe gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore në Shqipëri, golin e parë e realizova në javën e tetë të kampionatit. Kaq shërbeu për të thyer akullin, sepse më pas rrjetat erdhën njëra pas tjetrës: në fund e mbylla sezonin me 21 gola. Shpresoj që të shënoj po kaq gola edhe këtu te Haxhetepe. Mjafton të shënoj golin e parë, pasi jam i sigurt që ai do të pasohet me të tjerë. Për t‘u bërë pjesë e Kombëtares ‘A‘, fillimisht duhet të tregoj veten në klubin ku luaj dhe më besoni, po punoj shumë", shtoi Sukaj.Edhe Gilman Lika nuk e fsheh dëshirën që skuadra turke të shërbejë si trampolinë për të arritur në përfaqësuesen e Ari Han. Por, ai nuk harron të nënvijëzojë pritjen e mirë në klubin e ri: "Interesimi që tregohet ndaj nesh, na bën të mendojmë se jemi në shtëpi. Duam që këtë bujari, t‘jua shpërblejmë. Me lojtarët e tjerë të skuadrës jemi miqësuar shumë, jemi pothuajse si një familje. Jam shumë i lumtur që luaj përkrah dy lojtarëve, me të cilët kam luajtur më parë dhe që i njoh shumë mirë. Në një bisedë që pata me trajnerin e Kombëtares shqiptare, ai më tha se duhet të luaja në një jashtë Shqipërisë për të fituar eksperiencë. Me kalimin te Haxhetepe, mendoj se luaj në një Ligë të vështirë dhe me kualitet, shpresoj të marr ftesë për miqësoren muajit nëntor". Në treshen shqiptare, ai që ka më shumë eksperiencë është 27-vjeçari Admir Teli, i cili është pjesë e përfaqësueses kuqezi. "Dua që kjo shoqëri të zgjasë edhe më shumë, gjuha dhe kultura e përbashkët, na i lehtëson punët në një shtet të huaj, pohoi ai. Këtu nuk e ndjejmë veten si të huaj".

Topi ndez pishtarin për Olimpiadën Speciale
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka ndezur pishtarin e Lojërave Olimpike Speciale, për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ceremonia u zhvillua në një prej parqeve kryesore në Pallatin e Brigadave, në një atmosferë mjaft festive. Të pranishëm ishin edhe Zonja e Parë, Teuta Topi, bashkëshortja e Kryeministrit, znj. Liri Berisha, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Hysen Domi, sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello, kryetari i komisionit teknik pranë KOKSH, Fidel Ylli, përfaqësuesja e Olimpikut Special Ndërkombëtar, Marta Xho Brajiç, drejtues dhe përfaqësues të Ministrisë së Sporteve. Pasi u takua dhe bisedoi përzemërsisht me fëmijët dhe pedagogët e tyre, Presidenti Topi i dorëzoi simbolikisht përfaqësuesit të ekipit të fëmijëve flakën olimpike dhe tha: "Doja t‘ju falënderoja ju të gjithëve, që së bashku me prindërit dhe pedagogët, bëtë të mundur ardhjen e fëmijëve nga gjashtë qarqe të Republikës për Lojërat Olimpike Speciale. Këta fëmijë, brezi i edukatorëve e prindërit të cilët duhen përgëzuar, sepse i kanë dhënë kurajë fëmijëve të tyre, kanë nevojë që të ndjekin këtë rrugë në rritje të sensibilizimit të institucioneve dhe të shoqërisë". Më tej, kreu i shtetit shtoi: "Do bëjmë maksimumin që lëvizje të tilla sportive, në radhë të parë të kenë shprehjen e zhvillimit të personalitetit të çdo njeriu, pavarësisht nga vështirësitë fizike, të cilat në mjaft raste nuk i kemi në dorë. Të marrësh pjesë nuk do të thotë detyrimisht të fitosh. Të marrësh pjesë, do të thotë të pranosh garën. Të marrësh pjesë, do të thotë që ti ke vullnet që të tejkalosh të gjitha vështirësitë". Lojërat Olimpike Speciale filluan zyrtarisht dje në mesditës, në qendrën "Don Bosko" dhe do të vazhdojnë për tri ditë. 250 fëmijët pjesëmarrës në këto lojëra janë të ndarë në 12 skuadra përfaqësuese të qyteteve Berat, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Pogradec, Shkodër I dhe II, Tiranë I dhe II dhe Vlorë dhe do të garojnë në 5 disiplina: futboll, basketboll, pingpong, atletikë dhe bouling.

Hyda Banjska shpallet fitues i trofeut "Tirana Open 2008"
Tenisti kosovar me banim në Gjermani, mundi në finale kosovarin tjetër, Granit Bajraliu
Trofeu "Tirana Open 2008" njeh padronin e tij: Ai është Hyda Banjska, kampioni i këtij edicioni të 12-të të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit me sponsor të përgjithshëm Stefani&Co, ku morën pjesë 36 tenistë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Nën sytë e një numri jo të pakët shikuesish, tenisti kosovar, i cili jeton dhe stërvitet në Gjermani, u përball në finale me kosovarin nga Prishtina, Granit Bajraliu. Edhe pse Banjska ishte parashikuar si favoriti i padiskutueshëm për të arritur trofeun final, finalja nuk ka rezultuar krejtësisht e lehtë për të. Sigurisht, eksperienca e madhe e Hydës, i cili ka një karrierë të admirueshme si profesionist, ishte ajo që vendosi fatet e sfidës, të cilën e fitoi me rezultatin 2-0. Seti i parë u mbyll 6-2 për Banjska, ndërsa në setin e dytë rivaliteti ishte më i madh. Bajraliu e vuri disa herë në vështirësi favoritin, duke i rrezikuar fitoren. Gjithsesi, Banjska arriti të dominojë në fund, duke e mbyllur setin me rezultatin 6-4, por edhe gjithë ndeshjen me fitoren 2-0. Banjska u shpall kështu kampioni i turneut të "Tirana Open 2008". Në ceremoninë përmbyllëse, presidenti i FSHT-së, Edvin Libohova, i dorëzoi trofeun fituesit, duke shpërndarë edhe diplomat për më të mirët. Titulli i nënkampionit shkoi për Granit Bajraliun (Kosova), i treti Behar Kurteshi (Kosova) i katërti iu rezervua Genci Çakçirit (nr. 1 i Shqipërisë). "Për sa u përket kushteve në të cilat ndodhet Shqipëria, mund të them se në turne u tregua një nivel i mirë, tha kampioni Banjska. Jam i lumtur për fitoren. Luajta ndaj një rivali të fortë". Presidenti i FSHT-së, Edvin Libohova, u shpreh i kënaqur në fund të turneut: "Federata është fuqizuar edhe me afrimin e sponsorit gjeneral ‘Stefani&Co‘ dhe kemi në plan të investojmë për të plotësuar të gjitha kushtet, që të mundësojmë edhe zhvillimin e ndeshjeve natën".

Bogdani titullar kundër Lacios
Kievo thërret në apel Erjon Bogdanin. Skuadra po kalon momente shumë të vështira dhe pas humbjes me Kaljarin, renditen në vendin e tretë nga fundi në Serinë A, në kuotën e 6 pikëve. Në këtë situatë, trajneri Iakini do t‘i besojë një fanellë titullari sulmuesit shqiptar, duke shpresuar se kthesa në rezultate do të realizohet që prej sfidës së sotme me Lacion. 31-vjeçari është rikuperuar plotësisht prej dëmtimit dhe të dielën që kaloi u aktivizua si zëvendësues. "Ende nuk e di nëse do të jem në formacionin titullar. Gjithsesi, tani ndihem më mirë dhe e kam kaluar dëmtimin në shpinë", deklaroi përpara ndeshjes lojtari i përfaqësueses kuqezi. "Një gjë është e sigurt: nesër (sot) përballë Lacios nevojitet më shumë se kurrë sakrifikimi i të gjithëve, duke përfshirë këtu edhe veten time, për të marrë rezultat pozitiv. Nëse trajneri do të zgjedhë të më aktivizojë që prej minutës së parë, do të jap maksimumin". Kjo do të jetë ndeshja e parë sezonale që "Er Bomber" luan si titullar te Kievo.

Euro 2016: Platini shpjegon reformën
Presidenti i UEFA-s sqaron se përse Europiani 2016 është më mirë me 24 skuadra
Në numrin e fundit të "Uefadirect", revistës zyrtare të UEFA-s, presidenti Mishel Platini shpjegon vendimin e marrë nga Komiteti ekzekutiv i UEFA-s për të rritur numrin e pjesëmarrësve në Kampionatin Evropian të vitit 2016 nga 16 në 24. "Kur në kongresin UEFA 2007, në Dyseldorf, disa shtete propozuan se do të shtojnë pjesëmarrësit nga 16 në 24, duhet pranuar se unë kam reaguar disi me skepticizëm. Megjithatë, EURO 2008 më ka bindur, se bëhet fjalë për një ide të mirë".Pasioni për Kombëtaret - Edhe një herë, turneu ka demonstruar pasionin e mrekullueshëm për Kombëtaret dhe ka qenë një festë e vërtetë. Prandaj mendova se shtimi i numrit të skuadrave mund të sillte vetëm të mira, pasi do t‘u lejonte më shumë tifozëve të merrnin pjesë dhe të ndiznin këtë atmosferë pozitive në të gjithë kontinentin. Kam menduar gjithashtu se, emocionet do të shtoheshin me një fazë eliminatore direkte, duke filluar që në tetëshe, dhe të gjitha grupet (ose të paktën në pjesën më të madhe të tyre) do të ishin të rëndësishme dhe interesante, duke lejuar tri më të mirat të vazhdonin në turin pasardhës.Niveli i lartë teknik - Kualiteti i ndeshjeve të EURO 2008 ka konfirmuar nivelin e lartë teknik të futbollit evropian. Theksoj që skuadrat si Anglia, Skocia e Danimarka, apo edhe Serbia e Ukraina, vetëm për të përmendur disa, nuk do të reduktojnë kualitetin. Po ashtu, duke shtuar mundësitë e kualifikimit për në fazën me eliminim direkt, skuadrat mund të luajnë me më pak presion. Në fakt, në formatin aktual, të humbasësh ndeshjen e parë shumë shpesh do të thotë të eliminohesh nga turneu.Eliminatore kompetitive - Nuk ka asnjë motiv për t‘u trembur, se mos ndeshjet eliminatore mund të bëhen më pak interesante apo më pak të rëndësishme. Por unë jam i sigurt se do të ndodhë e kundërta. Perspektiva për të luajtur ndeshje "play-off"-i për vendin e tretë do t‘i bëjë ndeshjet eliminatore më kompetitive dhe interesante. Prandaj për shumë skuadra, ëndrra për të arritur në finale do të zgjasë edhe më shumë.Shumë punë - Në Austri dhe Zvicër, e kam vlerësuar shumë edhe punën e qyteteve mikpritëse dhe së bashku me to kam ndarë zhgënjimin e të gjithë asaj pune që u bë, pas vetëm një jave (tri ndeshjesh) kur ato u eliminuan. Nëse qyteti do të kishte pritur më shumë ndeshje, investimet e tyre do të ishin më të mëdha. Festival i shkëlqyer - Natyrisht, më shumë ndeshje do të thonë edhe më tepër punë për t‘u bërë dhe një turne më i gjatë, por për një festival të mrekullueshëm si Kampionati Evropian, sforcimet janë të justifikueshme.

Mançester Siti, ofertë 50 mln euro për Vijën
David Vija mbetet objektivi kryesor i Mançester Sitit. Anglezët, që cilësohen si "klubi më i pasur në botë", do të bëjnë të pamundurën për të afruar sulmuesin spanjoll. Ata janë përgatitur që t‘i ofrojnë Valencias 50 milionë euro në merkaton e janarit, për të testuar vendosmërinë e drejtuesve të klubit që militon në La Liga. Menjëherë pas blerjes nga sheikët, Siti tronditi botën e futbollit, duke blerë brazilianin Robinjo, e ardhmja e të cilit dukej se do të lidhej me Çelsin. Sipas revistës "The People", trajneri Mark Hjuxhs e ka etiketuar Vijën (golashënuesin më të mirë të Euro 2008) si lojtarin që mund ta ndihmojë skuadrën të renditet mes klubeve më të forta në Premiership. Trajneri, i cili në karrierën si futbollist ka luajtur me Barcelonën, i kërkoi drejtuesve të klubit të bëjnë një ofertë fillestare. Në këtë mënyrë, Hjuxhs synon të "ngacmojë" Valencian, që deri më tani ka bërë të pamundurën për të mbajtur yllin e saj. Por, pikëpyetja më e madhe është nëse vetë sulmuesi dëshiron të largohet nga "Mestaja", pasi gjatë verës ai refuzoi ofertat e Realit të Madridit. Gjithsesi, çdo futbollist e ka një çmim dhe duke u bazuar te kjo tezë arabët, që drejtojnë Sitin, vështirë se do të tërhiqen nga realizimi i një tjetër transferimi të bujshëm.

Një avion 8.7 mln në dispozicion të Bekham
Një avion privat me kosto mbi 8.7 milionë euro (7 milionë sterlina) për të kaluar Atlantikun. Ky është plani i Devid Bekham për të qëndruar sa më pranë familjes gjatë periudhës kur do të luajë te Milani, pasi bashkëshortja Viktoria dhe tre djemtë do të qëndrojnë në SHBA. Ndërkohë, tabloidi "The Sun" nënvijëzonte faktin se lojtari ka marrë me qira një apartament në rrugën "Amedeo d‘Aosta", e cila është vetëm pesë minuta larg sheshit "Abruci", që nga anglezët cilësohet lagjja e "dritave të kuqe".

Adriano, jeta e natës e lë jashtë skuadrës
Pas fillimit të mirë dhe vlerësimeve reciproke, ndërmjet trajnerit Hoze Murinjo dhe Adrianos ka filluar të ndihet tensioni. Shkak është bërë "shëtitja" e sulmuesit me yllin brazilian të Milanit, Ronaldinjo, në klubet e natës të Milanos. Edhe pse nuk konsumoi alkool dhe u paraqit i përpiktë në stërvitje, lojtari u ndëshkua nga Murinjo, mbi të gjitha sepse u argëtua pas paraqitjes së dobët me Xhenoan. Tekniku luzitan nuk e grumbulloi Adrianon për sfidën e sotme me Fiorentinën.

Ronaldo: Qëndrova për Fergusonin
"Qëndrova te Mançester Junajtid për Aleks Ferguson". Kështu ka deklaruar Kristiano Ronaldo, i shumëkërkuar verën e fundit nga Real Madrid. "Sër Aleks është gjithnjë një inspirues i madh për mua, jam këtu për të, ka thënë ylli i ‘Red Devils‘, i nominuar si lojtari i vitit nga kolegët nga e gjithë bota. Kur më ka parë duke luajtur te Sporting Lisbona, ka besuar menjëherë tek unë. Kam mësuar shumë nga ai dhe vazhdoj të mësoj. Është një trajner i madh. Sigurisht që Ferguson ka qenë një faktor për qëndrimin tim".

Ançeloti: Mund të fluturojmë në krye
Karlo Ançeloti është optimist në prag të ndeshjeve të radhës: "Mund të marrim kreun në dy ndeshjet e ardhshme". Por për ta bërë këtë, Milanit dhe Ronaldinjos i duhet të mundë Sienën dhe më pas të fitojë në "San Paolo" ndaj Napolit. Por njëkohësisht edhe të shpresojë në një hap fals të "kushërinjve" zikaltër: "Sigurisht një barazim i Interit ose në Firence ose në Rexhio Kalabria". Ançeloti beson sepse në prag të ndeshjes me Sienën, skuadra është përmirësuar shumë. "Skuadra tashmë luan një futboll më kompetitiv".

Scolari kërkon Pandevin në Chelsea
Mediat angleze kanë shkruar se trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka dëshirë të madhe ta sjellë në Stamford Bridge sulmuesin në formë të Lazios, Goran Pandev.
Daily Mirror ka shkruar se Chelsea është i gatshëm ta transferojë maqedonasin që në muajin janar.Sulmuesi i Lazios do të ishte një zgjidhje e mirë për blutë pasi që ai do të mund të luante edhe në Ligën e Kampionëve. Maqedonasi, i cili është lidhur edhe me një kalim në Milan dhe Juventus, do të ishte partner i Nikolas Anelkas tek klubi anglez.Pandev ka arritur 45 gola në 129 ndeshje në Serie A, ndërsa këtë sezon ka shënuar katër herë në tetë ndeshje.

Italia dhe Franca nikoqirë të Euro 2016?
Presidenti i UEFA-së, Michelle Plantini ka zbuluar planet për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në kampionatin evropian Euro 2016, nga 16 në 24, garë e cila do të mund të zhvillohet në Francë dhe Itali.
“Kur në vitin 2007, disa vende nxitën idenë e zgjerimit të numrit të pjesëmarrësve, isha skeptik, por Euro 2008 më bindi ta ndërroj mendimin”, ka thënë Platini.Sipas La Repubblica, Platini dëshiron që turneu i vitit 2016 të zhvillohet me nikoqirë Francën dhe Italinë. Plani është që të ketë nga 5 stadiume secili vend për fazën e grupeve, ndërsa takimet finale të zhvillohen në Paris dhe Romë.Problemi i vetëm janë stadiumet në Itali, por tashmë disa klube kanë filluar të ndërtojnë stadiume të reja. Italia e humbi betejën për Euro 2012, për shkak të gjendjes së vështirë të stadiumeve, ndërsa dhuna