30 tetor 2008

Mesi: Nuk kam probleme me Maradonën

Ylli flet në 360 gradë, për trajnerin e ri të Argjentinës, për "Topin e Artë" e për ChampionsTë mendosh për të rinjtë që deri në moshën 25 vjeç janë në kërkim të identitetit të tyre, të vjen për të qeshur: Lionel Mesi, 21 i mbush në qershor, në sezonin e pestë te Barcelona dhe është tashmë pasuesi i Maradonës. Nëse ekziston një që mund t‘i rrëmbejë "Topin Artë" dhe çmimin "Ëorld Player" Kristiano Ronaldos, është ai. Në Spanjë, shumë thonë: Mesi është individualist. Jam kështu që kur isha fëmijë dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj: luaj me instinkte, një individualist që punon për skuadrën. Rajkard e Guardiola e kanë kuptuar këtë gjë. Guardiola është ndryshe nga Rajkard? I pëlqen më shumë të qëndrojë pranë grupit, të bëjë të ndihet prezenca e tij, të flasë me ne. Duket ende si lojtar. Cili është roli juaj i vërtetë? Jam ambientuar në krahun e djathtë, në thellësi, ndonjëherë të "pres" drejt qendrës. Më pëlqen të luaj edhe si sulmues i lirë, pozicion ku Guardiola më vë shpesh. A ju ka kritikuar Maradona? Gjëra që thuhen në moment. E di që Diego më vlerëson dhe nuk mundem t‘i mbaj inat. Cilët ishin idhujt tuaj? Aimar mbi të gjithë, kur luante te River. Pastaj D‘Alesandro dhe kolumbiani Angel. Po Maradona jo? E kam parë vetëm një herë kur isha 5 vjeç. Babai im më çoi të shikoja Njuell‘s, me të cilët ishte tifoz. Nuk mbaj mend asgjë. Tashmë do të jetë tekniku yt. "S‘ka asnjë problem: është një njeri i madh, e admiroj për atë që i ka dhënë futbollit argjentinas. Argjentina është në kaos... Por unë jam optimist: po vjen gjenerata e re që ka fituar Olimpiadën. Nëse në 2006-ën do të kishim qenë me fat në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë, më pas do ta kishim fituar ne titullin. Botërorit i mungon prej shumë kohësh Argjentina. Mesi mund të fitojë "Topin e Artë"? Nuk e di se çfarë do të jepja për të qenë i pari argjentinas që e fiton. Di Stefano ia doli si spanjoll, Sivori si italian. Miku juaj i madh, Ronaldinjo, nuk është mes 30 kandidatëve. Më vjen shumë keq, vërtet. Flasim shpesh në telefon, komunikojmë me SMS: është i kënaqur te Milani, po përmirësohet. Roni është një fenomen edhe si njeri: kur ta njihni më mirë, do të më jepni të drejtë. Kujt do t‘ia jepnit "Topin e Artë" dhe çmimin "Ëorld Player"? Agueros. Por e meritojnë edhe Torres e Ksavi. Nga Kristiano Ronaldo te Kaka, nga Ibrahimoviç a Runi, të gjithë janë në garë. Mungon Iniesta dhe nuk e kuptoj përse: është i jashtëzakonshëm. A është Kristiano Ronaldo favorit? Është i madh, vitin e kaluar më la pas për "Topin e Artë" dhe unë e lashë pas për "Ëorld Player". Do të jetë një luftë e bukur.Shumë pak "italianë" në listë. Shanse ka vetëm Ibrahimoviç. Bën gola të pabesueshëm dhe është përmirësuar shumë tek Interi pas ardhjes së Murinjos. Shihet që ai po argëtohet. Barça: Liga apo Champions? Nuk e fitojmë titullin e Spanjës prej dy vitesh: e duam tani. Champions është ndryshe: atje shihet ndeshje pas ndeshjeje, vlen shumë rastësia. Rivali më i rrezikshëm në Evropë? Nëse duhet të zgjedh, Liverpuli: ka Torres, Xherrard, Kajt, Maskerano dhe është i vështirë për t‘u përballuar. Ndoshta ka skuadra që luajnë më mirë, por e shikoj në finalen e Romës.Po në Spanjë? Reali. Por Valencia dhe Sevilja nuk humbasin shanse. Dhe Vijareali luan futboll të mirë me Barcelonën.