30 tetor 2008

Messi: Barca më e mirë pa Decon dhe Ronaldinhon

Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ekipi spanjoll është edhe më i mirë pa Decon dhe Ronaldinhon në përbërje. Gjatë afatit kalimtar veror Deco u transferua në Chelsea derisa Ronaldinho ishte përforcimi i ri i Milanit. Që të dy ishin yje të mëdha në Barcelona, por Messi thotë se pa ta klubi po tregon paraqitje më të mira.“Pa Decon dhe ronaldinhon loja e Barcelonës ka ndryshuar. Ata janë futbollistë të jashtëzakonshëm, por ne kemi mësuar të luajmë në një tjetër mënyrë. Tash fitojmë në më shumë ndeshje dhe më e mirë e shfrytëzojmë topin”, thotë Messi.