31 tetor 2008

Rooney: Tek United sa më gjatë që mundem

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka përsëritur sërish dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë në Old Trafford.
“Dua të qëndroj në këtë skuadër për aq kohë sa do të më dëshirojnë këtu. Dëshiroj të vazhdoj të luaj mirë dhe të shënoj gola”. “Kush e di, ndoshta kur ta arrij moshën e Giggsit, do të mund të jem afër rekordeve të tij, dhe do të isha shumë i kënaqur po të arrija diçka të tillë”. “Do të ishte ëndrra ime që kur ta mbyll karrierën dhe të shikoj prapa, të shoh një histori të bukur me skuadrën time të zemrës”, ka thënë Rooney.