30 tetor 2008

Tottenham do të ndërtojë stadium të ri

Tottenham ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë një stadium të ri me një kapacitet prej 60,000 ulëseve, në afërsi të stadiumit aktual White Hart Lane.
Për momentin rreth 22 mijë tifozë janë në listën e pritjes për bileta sezonale për ndeshjet e Tottenhamit. Drejtuesit e klubit kanë thënë se pas rezultateve të mira financiare, kanë vendosur të ndërtojnë një stadium të ri me synimin për të shtuar kapacitetin. Stadiumi i ri pritet të marrë 60 mijë ulëse, derisa stadiumi aktual mund të mbledhë 36 244 persona.“Ne kemi në listë të pritjes për tiketa sezonale afro 22 mijë tifozë, duhet tu mundësojmë të gjithëve ta përcjellin ekipin. Stadiumi i ri do të jetë me kapacitet prej 60 mijë ulëseve, muzeun e klubit, shitore të reja, restorante...”, ka bërë të ditur pronari i klubit, Daniel Levy.