31 tetor 2008

Totti mungon kundër Juves

Kapiteni i Romës Francesco Totti do të mungojë, në ndeshjen derbi të mbrëmjes së nesërme në Stadio Olimpico të Torinos, ku zhvillohet takimi ndërmjet Bianconerëve dhe Giallorosëve, si pasojë e problemit të vazhdueshëm me gjurin.
Simboli romak nuk ka udhëtuar aspak në Torino, dhe kjo është një goditje shtesë për Romën, derisa një hendikep i madh për vetë Tottin, i cili është lodhur me problemet e vazhdueshme me gjurin, dhe nuk do ishte befasi nëse ai do të hiqte dorë krejtësisht nga loja aktive. Ëndrra e keqe është rikthyer për ta ndjekur edhe kapitenin edhe skuadrën, ndërkohë që mungesa e tij ia vështirëson shumë punët trajnerit Luciano Spalletti. Ndeshja kundër Juves do ta shënonte paraqitjen e 400-të të Tottit në Serie A, ndërsa siç duket ai duhet ta shtyjnë festën e tij për ndonjë ndeshje të radhës.