30 tetor 2008

Wenger i hidhëruar me fitoren e lëshuar

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i hidhëruar pas humbjes së dy pikëve në minutat e fundit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, të zhvilluar në Emirates Stadium, ndeshje që përfundoi me rezultat 4-4. Arsenali dhe Tottenhami mbrëmë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyeshme me një përfundim fantastik në të cilin mysafirët arritën të nxjerrin një pikë.“Jam i hidhëruar. Mendoj se luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme ndërsa nxorëm rezultat minimal. Dëshironim të fitojmë dhe ishim mbi nivelin e Tottenahmit, por nuk i fituam të tri pikët”, ka thënë Wenger.“Nuk e ruajtëm topin. Duhej ta qetësojmë lojën, por ne u përpoqëm të japim pesë ose gjashtë gola. Kjo ishte naive. Ekipi ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ata mësojnë në momente të tilla”, ka thënë Wenger.