30 tetor 2008

Zyrtare: Beckham arrin në Milan më 7 janar

Skuadra e Milanit ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për huazim dymujor të reprezentuesit anglez, David Beckham.
Rossonerët të enjten janë takuar me përfaqësuesit e Beckhamit me ç’rast kanë arritur marrëveshje për ta huazuar mesfushorin në San Siro. Në bazë të marrëveshjes asi anglez do të qëndrojë në Milan vetëm dy muaj dhe pastaj do të kthehet në SHBA për të vazhduar me skuadrën e tij L.A. Galaxy gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.