30 nëntor 2008

Ronaldo do të jetë fituesi i Topit të Artë

Anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të emërtohet Futbollisti Evropian i Vitit gjatë javës së ardhshme, bëjnë të ditur mediat angleze.
Sipas “The Sun”, Cristiano Ronaldo është fotografuar me Topin e Artë në duar gjatë ditës së djeshme.Magazina France Football, e cila e jep këtë çmim, i ka dërguar fotografët e tyre në Manchester për të bërë fotografitë e gatshme për zbulimin e javës së ardhshme.Ronaldo, 23-vjeçar, do të bëhet lojtari i parë i Manchester United, i cili do të fitojë këtë çmim, që kur George Best e fitoi atë 40 vite më parë.

Madrid tash kërkon sulmuesin e Wiganit, Amr Zaki

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, ka vënë kontakte me El Zamalek për të biseduar rreth mundësisë për të transferuar sulmuesin Amr Zaki.
Sulmuesi është i huazuar nga ekipi egjiptian tek ai anglez Wigan Athletic, me klubin e Premierligës që insiston se marrëveshja 12-muajshe është e paprekshmeSidoqoftë, Reali i kanë bërë me dije klubit El Zamalek se ata janë të gatshëm të paguajnë 16 milionë funte, për të sjellë sulmuesin egjiptian në Madrid që në janar.

28 nëntor 2008

Zyrtare: Molinaro bardhezi deri me 2013-ën

Mbrojtesi i Juventusit, Cristian Molinaro ka vazhduar kontraten e tij me klubin bardhezi deri ne vitin 2013, shpjegoi drejtori sportiv Alessio Secco. Mbrojtesi italian, i cili mund te luaje ne te majte ose ne mesfushe, eshte bere lojtare kyc per Juventusin kete vit pikerisht qekur ka luajtur ne dhjete ndeshje. "Duam te vazhdojme bashkepunimin me kesi lloj lojtaresh per skuadren. Jemi te sigurte se Cristian do te jete lojtare kyc edhe ne te ardhmen" - vazhdoi Secco per faqen zyrtare per skuadres bardhezi. "Jam shume i lumtur. Pres me Juventusin t'i realizoje te gjitha enderrat e mia, sikur ate qe tashme kam realizuar, per shembull, te luaje ne Ligen e Kampioneve" - komentoi Molinaro. Lojtari 25-vjecar ka filluar karrieren e tij ne skuadren e Salernitanes para se te arrije tek Juvja ne vitin 2005, por kaloi ne huazim tek Siena ku debutoi ne Serie A dhe ishte perseri i ftuar te Juventusi ne veren e vitit 2007.

Secco: Giovinco nuk do te largohet

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco thote se ylli i ri i skuadres, Sebastian Giovinco nuk do te largohet ne muajin janar. I popullarizuari “Milingona Atomike” kete sezone u kthye ne Torino pas nje viti huazim ne Empoli. Giovinco vlen per talent te madh ne futbollin italian dhe shume ekipe evropiane e deshirojne te riun. Zonja e Vjeter para disa muaj rinovoi kontraten me Giovincon, por problem shfaqin minutat e pakta te cilet i fiton lojtari nga tekniku Ranieri. Per kete shkak lojtari ofanziv i radheve te mesfushes ishte i lidhur me largim si i huazuar, ndersa West Ham, Genoa dhe Palermo jane te interesuar per sherbimet e tij, si dhe skuadra tjera te medha, si Arsenal, Real Madrid dhe Sevilla. Por edhe perkunder asaj, drejtesia e Zonjes se Vjeter nuk duan te degjojne per largimin e Giovincos.”Ne janar nuk do te kete largime dhe Giovinco do te qendroje me ne”. - mbaroi Alessio Secco.

Giovinco ne shenjestren e Arsenalit

Jo vetem West Ham, por edhe Arsenali e enderron blerjen e juventinit Sebastian Giovinco. Nje gje te tille e ka beret e ditur Daily Telegraph. Topcinjte deshirojne te zevendesojne Nicklas Bendtner (ka gjasa te kaloje te Spartak Moska) me fantazistin 21-vjecar te bardhezinjve. Bisedimet nuk kane nisur ende por ne Londer jane shume optimiste. Ne te kaluaren, edhe West Ham i Gianfranco Zola-s kishte kerkuar informacione per Giovinco-n per ta marre hua.

Bastian Schweinsteiger i tunduar nga Juventusi

Bastian Schweinsteiger, i cili ndihet i tunduar nga Juventusi, po mendon te largohet nga Bajerni i Mynihut ne fund te sezonit. Kontrata e tij perfundon ne qershor. Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i bavarezeve, ka garantuar se do te beje gjithcka per ta mbajtur lojtarin. ‘Do te luftojme per ta mbajtur, - pohoi Rummenigge. – Natyrisht e dime se nje lojtar i vleres se tij mund te terrheqe shume interes dhe ne kemi te njejtat te ardhura te nje klubi si Juventusi, per shembull.’

Dinjo sfidon Del Pieron: Te shohim kush i gjuan me mire encet!

Me pare i mberriten pergezimet e Berlusconit (”Nje Milan i forte? Do te thoja me teper nje Ronaldinho i madh”), dhe me pas i leshoi dorashken e sfides ne distance Del Pieros. Nje dite pas takimit me Portsmuthin ne Angli Dinjo kishte nje mendim qe shkon larg dhe me saktesisht te sfida e 14 dhjetorit me Juven: “Goditjet e mia te denimit? Pres Aleks Del Pieron, i cili ka qene gjithnje idhulli im, qe te matem me te.” Por Dinja per nje gje eshte i sigurt: “Se jam i rendesishem si te gjithe te ky grup.”

Juve: Buffon, vijon mire riaftesimi

Buffon i eshte kthyer vrapimeve ne stervitje. Rrreth dy muaj pas demtimit, ai po vepron sipas programit te riaftesimit. Pasi kreu disa ushtrime te vecanta, numri 1 i bardhezinjve vrapoi disa minuta nen drejtimin e pergatitesit atletik. Portieri eshte ndalur qe ne ndeshjen ndaj Palermos se 5 tetorit, kur pesoi nje demtim te shkalles se dyte ne kofshen e djathte. Keshtu qe Buffon pritet te kthehet rregullisht ne fushe ne fillim te 2009-s.

Reali në sulm edhe për Trezegenë

Nëse dështon marrëveshja me Crespon, madrilenët do të kërkojnë të marrin francezin e Juventusit. Ishte alternativa numër dy, por shumë shpejt mund të bëhet numri një. Real Madridi, në fakt, po përshpjeton kontaktet për David Trezeguet. Ajo që deri pak kohë më parë ishte vetëm një ide, tashmë është transformuar në një (gjysëm) negociatë. Gjysmë, sepse deri tani ka pasur vetëm një kontakt ndërmjet drejtuesve të Realit dhe atyre të Juventusit. Para se të formulojë një ofertë, Reali do të provojë të mbyllë marrëveshjen me Crespon. Me Van Nistelrooyin, që do të mungojë deri në fund të sezonit, Schusteri ka nevojë për një sulmues. Menjëherë ose, e thënë ndryshe në janar. Me Tevezin të paarritshëm, vëmendja e kampionëve të Spanjës është drejtuar nga Crespo, i paaktivizuar tek Interi. Madrilenët do të përpiqen ta mbyllin operacionin që të premten me Hidalgon (agjenti i argjentinasit), por oferta do të jetë gjithmonë e njëjta: borxh për 6 muaj. Nëse Crespo nuk do të pranonte, presidenti i Realit, Ramon Calderon, do të provojë një sulm për Trezeguet. Juvja nuk kishte (dhe nuk ka) ndër mend ta shesë francezin, por para një oferte prej 20 milionë eurosh mund të ndërrojë ide. Me Amaurin dhe Iaquintën, në rolin e qendërsulmuesve, Ranieri është mjaft i sigurt dhe me paratë që mund të vijnë nga Spanja mund të synohet blerja e një mesfushori të rëndësishëm (Diego para të gjithëve). Gjithashtu, ky mund të jetë edhe rasti i fundit për të përfituar një shumë të majme nga lëshimi i francezit, tani 31 vjeç, dhe me ndonjë dëmtim më shumë pas krahëve. Domethënë, tundimi është i fortë. TREZEGUET, DREJT RIKTHIMIT - Kanë ardhur edhe xhirot e para të vrapit për David Trezeguet sulmuesi francez i Juventusit, i operuar te të dy gjunjtë më 23 shtatorin e kaluar, ka nisur një fazë të re rikuperimi. Trezeguet ka zhvilluar disa xhiro me vrap në fushën e Vinovos, qendra stërvitore e klubit bardhezi. Ndërkohë, rikthimi i lojtarit është parashikuar nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit. OBJEKTIVI - Një diskutim më vete mertion Karim Benzema, golashënuesi 20-vjeçar i Lyonit. Eshtë i shënjestruar nga të gjitha klubet e mëdha të Europës; edhe Interi dhe Milani. Por, gjithashtu, edhe Juventusi po e ndjek nga afër. Më pas, me paratë që do të vijnë nga shitja e Buffonit edhe bardhezinjtë mund të kenë zë në një operacion që i kalon 50 milionë eurot. Ndërsa të mërkurën në mbrëmje Zeniti ka lënë të hapur mundësinë e shitjes së Arshavinit në janar. Lojtari pëlqehet në Angli dhe në Spanjë.

Kielini: Mund të luajmë më mirë

Mbrojtësi i Juventusit, Xhorxhio Kielini, e di mirë që “Zonjës së Vjetër” i mungon akoma diçka për të qenë në nivelin e Milanit dhe Interit, por lojtari bardhezi është i bindur se, sivjet Juventusi do të arrijë më shumë se një vit më parë: “Na mungon diçka për të qenë në nivelin e të parave – thotë Kielini, – megjithatë po luajmë mirë, sepse mendojmë që sivjet jemi më mirë se vjet”. Dhe për t’i qëndruar sa më pranë Interit, pas humbjes të së shtunës, Kielini u kërkon shokëve të skuadrës që t’i fitojnë të dyja ndeshjet e radhës kundër Rexhinës e Leçes: “Dëshiroj që për Krishtlindje ta zvogëlojmë në maksimum distancën me Interin. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Rexhinës, pasi kalabrezët janë një skuadër, e cila u hap gjithmonë problemeve ekipeve të mëdha”. Ndërkaq, ditën e djeshme është stërvitur rregullisht edhe Xhixhi Bufon.

UEFA CUP 2008/2009

Grupi A
Schalke 0 - 2 Manchester C.
Paris S.G. 2 - 2 Racing Santander

Grupi B
Galatasaray 0 - 1 Metalist Kharkiv
Olympiakos Piraeus 5 - 1 Benfica

Grupi C
Partizan Belgrade 0 - 1 Standard Liege
Sampdoria 1 - 1 Stuttgart

Grupi D
NEC Nijmegen 0 - 1 Tottenham H.
Dinamo Zagreb 0 - 1 Spartak Moscow

Grupi E
Portsmouth 2 - 2 AC Milan
Braga 2 - 1 Wolfsburg

Grupi F
Zilina 0 - 0 Slavia Prague
Hamburger SV 0 - 1 Ajax Amsterdam

Grupi G
Club Brugge 1 - 1 Saint-Etienne
Rosenborg 0 - 4 Valencia

Grupi H
CSKA Moscow 2 - 1 Lech Poznan
Deportivo La Coruna 3 - 0 Feyenoord Rotterdam

Nedved: Sërish u kthehemi fitoreve

Mesfushori veteran i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se skuadra e tij do t’u kthehet sërish fitoreve pasi në ndeshjen e të shtunës do ta mposhtë Regginën në Torino.
“Kjo javë ka qenë shumë e rëndësishme për ne. Pas humbjes nga Inter, bëmë një paraqitje të mirë në Rusi, edhe pse nuk fituam”. “Takimi i radhës është kundër Regginës dhe ne e kemi përqendrimin e duhur, sepse e dimë sa e rëndësishme është që menjëherë t’u kthehemi fitoreve dhe t’i fitojmë tre pikë të reja”, është shprehur Nedved. Ndërkohë Nedved i është përgjigjur edhe spekulimeve të medieve italiane se Zonja e Vjetër është duke kërkuar zëvendësim për të, dhe ai nuk është i befasuar. “Juve kërkon zëvendësimin tim? Unë që tani e parashikoj se ndeshja ime fundit është shumë afër dhe shumë shpejtë do të vije. Unë nuk mund të luaj edhe shumë gjatë dhe mendoj se është shumë normale që ata kërkojnë zëvendësim për mua”, ka përfunduar ‘Furia çeke’.

Scolari: Kam raporte të mira me Drogbën

Trajneri i Chelseat, Luis Felipe Scolari, ka deklaruar se nuk do ta dënojë sulmuesin Didier Drogba, pavarësisht spekulimeve të medieve se ai është takuar me drejtuesit e Interit.
“Nuk di asgjë sa i përket takimit me Inter. Një gjë e di, ai nuk do të luajë të dielën”. “Më duhet të mendoj për ndeshjen kundër Arsenali dhe jo për atë se çka do të ndodh në vitin 2010 ose 2011”. “Ai e ka mbështetjen time çdo ditë, pa dallim nëse është i lënduar ose jo. Unë jam i sigurt se ai është besnik dhe i përkushtuar ndaj klubit. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të. Porsa të përfundojë dënimi i FA, do të mundohem që ta përfshi në skuadër”, është shprehur trajneri i Bluve.

Fiorentina: Mutu nuk do të largohet

Ekipi i Fiorentinës ka lëshuar një deklaratë zyrtare në të cilën thuhet se sulmuesi rumun, Adrian Mutu, nuk do të largohet nga klubi.
Ditëve të fundit Mutu sërish u lidh me largim nga ekipi i Fiorentinës. Mediat italiane së pari e lidhnin atë me Milanin, ndërsa më vonë edhe me Romën, që këtë verë ishte afër angazhimit të tij.“Në lidhje me deklaratat e drejtorit sportiv për mediumet, Fiorentina dëshiron të bëjë me dije se ata janë të dala nga konteksti”, thuhet në deklaratën e klubit, që kështu ka mohuar se sulmuesi do të largohet në fund të sezonit.

Barcelona interesohet për portierin e Villarrealit

Lideri i ligës spanjolle, Barcelona, është duke e përcjellë portierin e Villarrealit, Diego Lopez.
Ish-portieri i Real Madridit e ka ngritur veten në mesin e portierëve më të mirë të La Ligës, që kur nënshkroi me Villarrealin, dy sezone më parë.Siç shkruajnë mediat spanjolle, derisa Barcelona është duke negociuar kushtet për vazhdimin e kontratës me portierin aktual, Victor Valdes, ata tashmë kanë vënë kontakte edhe me agjentin e Lopez, Manuel Garcia Quilon, për t’i përcjellë interesimin e tyre.

Bosingwa: Është kënaqësi të luash për Chelsean

Përforcimi i ri i Chelseat, mbrojtësi portugez, Jose Bosingwa, thotë se ai po kalon momente shumë të mira në ekipin anglez këtë sezon.
“Të jem i sinqertë vërtet po kaloj momente shumë të mira duke luajtur në Premierligës, veçanërisht me këtë ekip”, ka thënë ish-mbrojtësi i Portos.“Andaj them se definitivisht jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin e Chelseat dhe do të doja të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, ka shtuar Bosingwa.

Gerrard: Prioriteti i im është të fitojmë Premierligën

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se ai është i etur të fitojë titullin e Premierligës me Liverpoolin.
“Prioriteti im është të fitoj Premierligën. Besojmë se jemi mjaft të mirë për të pretenduar këtë. Çdokush e do atë. Unë e dua sepse kurrë nuk e kam fituar dhe nuk dua ta përfundoj karrierën pa e fituar”, ka thënë Gerrard.“Të jesh në garën për titull dhe të mbetesh në të është një sfidë tërësisht e ndryshme me atë që jemi mësuar në Liverpool. Për të përfunduar në top katërshin mund të keni humbje dhe kjo nuk ju dëmton shumë”.“Por, dy humbje radhazi në garën për titull dhe gjithçka mund të ketë përfunduar. Por ne jemi në garë dhe të gjithë dëshirojmë që ta përfundojmë garën me triumf”, ka shtuar kapiteni.

Ramsey do të luftojë për vend të rregullt tek Arsenali

I riu i Arsenalit, Aaron Ramsey, është më se i vendosur për të siguruar një vend në formacionin e parë të Arsenalit këtë sezon.
“Dua të luftoj dhe ta shoh veten time në njëmbëdhjetëshin startuese të Arsenalit. Dua të luaj një javë po, një javë jo, dhe të gjej veten si një lojtar i formacionit të parë në Arsenal”, ka thënë Ramsey.“Jam një person ambicioz dhe gjithmonë pres shumë”, ka shtuar mesfushori 18-vjeçar.

Alves paralajmëron Casillasin

Lojtarët e Barcelonës nuk pajtohen me parashikimin e portierit të Real Madridit, Iker Casillas, për rezultatin e ndeshjes së ardhshme El Classico.
Në një promovim të djeshëm, Casillas së bashku me mikun e tij, yllin e tenisit Rafael Nadal, premtuan se Reali do të mposhtë Barcelonën, ndërsa parashikimi i tyre ishte 1-0.Por, mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, menjëherë është kundërpërgjigjur mbrëmë, duke thënë se do të jenë blaugranët ata që do të festojnë fitoren.“Çdokush mund të flasë. Është liri e të shprehurit. Por, po ashtu duhet t’i mbani fjalët edhe me punë. Ne jemi të qetë, shumë të fuqishëm dhe dëshirojmë të fitojmë”, ka thënë Alves.El Classico do të zhvillohet më 14 dhjetor në Camp Nou.

Ancelotti lavdëron përgjigjen e Milanit kundër Portsmouthit

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar reagimin e ekipit të tij, pas disavantazhit prej 2-0 në fushë të Porstsmouthit, në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës UEFA.
Pas disavantazhit të dyfishtë në Fratton Park, rosonerët u rikthuen në lojë për të barazuar, me të dyja golat që erdhën në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, nga Ronaldinho dhe Filippo Inzaghi.“Për mënyrën se si u zhvillua loja është më shumë se një rezultat i mirë. Kemi pasur shanse të mira, por mbase duhej të luanim më shumë topa në fushë”, ka thënë Ancelotti.“Disavantazhi prej 2-0 na i këputi këmbët, por reagimi ishte i mirë. Presioni nga Portsmouth na detyroi të luajmë topa të gjatë, që nuk ishte synimi i jonë”, ka shtuar trajneri italian.Milani të dielën do të përballet me Palermon në kuadër të Serie A, në Stadio Renzo Barbera.

Roma i vë çmim Mexesit

Mediat italiane njoftojnë se Roma kërkon një shifër prej afro 40 milionë eurosh për të hequr dorë nga mbrojtësi francez, Philippe Mexes.
Skuadra e Milanit dëshiron me çdo kusht ta forcojë mbrojtjen duke marrë parasysh moshën e Maldinit dhe Favallit, si edhe problemet shëndetësore të Nestas që mund ta detyrojnë të heq dorë nga futbolli. Dy emrat kryesorë në listën e Rossonerëve janë mbrojtësi i krahut i Real Madridit, Sergio Ramos, dhe qendërmbrojtësi i Romës, Philippe Mexes. Sipas “Sportsmediaset”, Giallorossët kërkojnë afër 40 milionë euro për ta lëshuar mbrojtësin kryesor të tyre. Ndoshta shitja e syperyllit brazilian Kaka, për të cilin pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të madhe parash, do t’u mundësonte kuqezinjve që t’i arrijnë këto dy objektiva.

SuperPippo shpëton Milanin

Skuadra e Milanit ka arritur të barazojë në minutat shtesë në ndeshjen përballë Portsmouthit, të vlefshme për Kupën e UEFA-së në Grupin E, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u pa një lojë e bukur nga të dyja skuadrat në periudha të ndryshme kohore. Njëherë dominoi skuadra vendase, e cila arriti të krijonte epërsi të dyfishtë me golat e Younes Kaboul (62’) dhe Nwankwo Kanu (73’), mirëpo me inkuadrimin në fushë të Ronaldinhos (74’), lojën e mori në dorë Milani. Ishte pikërisht Ronaldinho i cili e fitoi një gjuajtje të lirë afër gjashtëmbëdhjetëmetërshit, të cilën e shndërroi në gol pas një superekzekutimi. Kur pritej që Portsmouth t’i mposhtte kampionët e botës për klube, në skenë doli SuperPippo Inzaghi, i cili tri herë më parë gjatë ndeshjes goditi shtyllën, por këtë herë shfrytëzoi një pasim të gjatë të Zambrottës, e uli topin dhe e mposhti portierin James për t’ia siguruar Milanit kualifikimin e mëtutjeshëm.

Torres dhe Aurelio së paku dy javë jashtë loje

Stafi mjekësor i Liverpoolit u ka bërë disa ekzaminime Fernando Torresit dhe Fabio Aurelios, të cilët u lënduan gjatë ndeshjes kundër Marseille në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Fernando i ka dëmtuar tejzat e gjurit dhe do të qëndrojë jashtë aksioni për dy ose tre javë”, ka njoftuar zëdhënësi i Liverpoolit. “Fabio e ka lënduar pulpën e këmbës së majtë dhe po ashtu do të mungojë së paku dy javë”, ka vazhduar zëdhënësi.

City mposht Schalken

Manchester City ka shënuar fitore në Gelsenkirchen si mysafir kundrës skuadrës gjermane Schalke 04 ne kuadër të Grupit A, me rezultat 2-0.
Golin e parë për ‘pasanikët’ e shënoi Benjani Mwaruwari në minutën e 33-të të takimit dhe me këtë epërsi minimale të mysafirëve skuadrat shkuan në pushim. Mysafirët shënuan sërish në pjesën e dytë (67’) me anë të Stephen Ireland për të siguruar tre pikët nga ky takim. Me këtë fitore Manchester City pozicionohet në vendin e parë në Grupin A dhe siç duket do të vazhdojnë më tutje garën në Kupën UEFA.

27 nëntor 2008

Edhe Juve dëshiron Benzeman

Juventus u është bashkëngjitur rivalëve të Serie A, Milan dhe Inter, për të kërkuar shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se Zonja e Vjetër është gati të bëjë një ofertë për francezin, mirëpo për ta transferuar atë duhet të konkurroje me gjigantët nga qyteti i Milanos. Duke marrë në konsideratë lajmet e fundit, se Interi është vënë pas sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, ndërsa Milani dëshiron asin e Barcës, Samuel Eto'o, bardhezinjve mund t’u jepet mundësia që ta transferojnë sulmuesin e jashtëzakonshëm. Mirëpo, ajo që e pengon këtë transferim është çmimi i lartë i lojtarit. Bosi i Lyonit, Jean Michel Aulas, ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë yllin e tij të largohet për një vlerë më të ulët se 100 milionë euro. Ndërkaq për ta arritur këtë vlerë, Juventusi duhet ta shesë portierin Gianluigi Buffon te Manchester City.

Casillas dhe Nadal: Do ta mposhtim Barcën

Gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në një eveniment bamirës, portieri i Real Madridit dhe tenisti numër një në botë, Rafael Nadal, i cili njihet si tifoz i flaktë i Realit, kanë thënë se Merengues do ta mposhtin Barcelonën në ndeshjne e cila do të zhvillohet në Camp Nou muajin e ardhshëm.
“Rafa dhe unë jemi të bindur se do të fitojmë në Camp Nou kundër Barcelonës me rezultat 1-0”, ka thënë Iker Casillas. Barcelona dhe Real Madridi do të ndeshen me 13 dhjetor në derbin e madh botëror, “El Classico”

Balotelli, Adriano dhe Crespo vlejnë sa Drogba

Insistimi i Interit për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, mund t’i kushtojë skuadrës zikaltër me tre lojtarë.
Kampionët e Italisë janë të vendosur që ta sjellin në Giuseppe Meazza ish-lojtarin e trajnerit të tyre aktual, Jose Mourinho, ndërsa çmimi që e kanë vendosur Blutë vlen sa tre lojtarë të Interit. “Sportmediaset” njofton se Mario Balotelli, Hernan Crespo dhe Adriano do të sakrifikohen në afatin kalimtar të janarit për të grumbulluar paratë që kërkon Chelsea për sulmuesin e Bregut të Fildishtë. Crespo pritet të kalojë te gjigantët spanjollë të Real Madridit, Adriano mund të transferohet te Tottenham Hotspur, Chelsea ose te rivalët e qytetit, Milan, ndërsa Balotelli pëlqehet nga Real Madrid, si edhe nga skuadra e Chelseat.


Kush duhet të shpallet Lojtari më i mirë në Serie A për sezonin e kaluar

Shoqata Italiane e Futbollit (Associazione Italiana Calciatori- ACI) ka bërë publike nominimet për Lojtarin më të mirë të vitit në Serie A (Miglior giocatore assoluto).
Lojtari më i mirë i vitit në Serie A do të caktohet ndërmjet fituesve, të cilët do të rrëmbejnë titullin Lojtari më i mirë italian dhe Lojtari i huaj më i mirë, ndërsa fituesi do të bëhet i ditur më 19 janar gjatë ceremonisë së përvitshme të ACI.
Alessandro Del Piero, Foto: Grande-juve.Tk
Dy konkurrentët kryesorë për t’u shpallur Lojtar më i mirë për vitin 2008, janë sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili sezonin e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, dhe sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt Scudettos.
Zlatan Ibrahimovic, Foto: Grande-Juve.Tk
Mirëpo aty është edhe superylli brazilian Leite Kaka, i cili nuk ka qenë në formën e lojtarit që fitoi “Topin e Artë” për vitin 2007, duke mos harruar edhe Andrea Pirlon e Daniele De Rossin.
Kaka, Foto: Grande-Juve.TK
Lojtarët që mund të konkurrojnë për Lojtarin më të mirë të Serie A për vitin 2008: Lojtari më i mirë italian: Alessandro Del Piero (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Andrea Pirlo (Milan) Lojtari i huaj më i mirë: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Ricardo Kaka (Milan), Adrian Mutu (Fiorentina)

Juve mendon për Gaetano D’Agostinon

Humbja në “San Siro” me Interin dhe dëmtimi i portugezit Tiago, i cili ishte ambientuar shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit me bardhezinjtë, janë dy elementë që i shqetësojnë jo pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Si presidenti Xhovani Koboli Xhili, ashtu edhe administratori i deleguar i Jves, Zhan Klod Blank, janë të bindur që në janar të hidhet në merkato, në kërkim të ndonjë mesfushori që do t’i jepte më shumë fantazi formacionit bardhezi. Dhe lojtari duket se tashmë është piketuar. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin e skuadrës së Udinezes, Gaetano D’Agostino. Mesfushori, i cili së fundmi ka fituar dhe të drejtën e përfaqësueses së Lipit, si rrjedhojë e paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e friulanëve, pëlqehet shumë nga krerët juventinë. Kështu që në janar mund të nisin zyrtarisht bisedimet për mbërritjen e tij në Torino.

Interi dhe Juventusi përfshihen nga ethet e merkatos

Interi dhe Juventusi janë të përfshirë plotësisht në ethet e merkatos së janarit. Veç milanezëve, tani edhe Juventusi është duke menduar seriozisht për Karim Benzemanë. Bardhezinjtë ofrojnë një super shifër prej 50 milionë eurosh, të cilën pritet ta kompensojnë me shitjen e Bufonit tek Mançester Siti.Ndërsa Morati ka dërguar në Angli Brankan për të qenë në kontakt me Drogbanë, dhe me disa drejtues të klbeve të tjera. Veç sulmuesit të Çelsit, Interi po sheh edhe pistën e Agueros tek Atletiko e Madridit. Branka po sheh me interes kërkesën e Totenhemit për Adrianon dhe Balotelin. Puna e tij më e vështirë, sipas Corriere dello Sportit, është diskutimi me drejtuesit e Mançester Junaited për të ardhmen e futbollistit Karlos Tevez.

Del Piero: Inter, do tëarrijmë sërish

Juventusi ndodhet gjashtë pikë larg Interit në renditjen e Serisë A, por Alesandro del Piero nuk është i shqetësuar. Sipas tij, diferenca me zikaltërit e Murinjos nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. "Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Rexhinës. Duhet me patjetër që të marrim tri pikët, në mënyrë që të mos shkëputemi nga Interi dhe t‘i arrijmë ata në krye të klasifikimit", tha numri 10 i bardhezinjve. "Duhet të rigjejmë grintën, me të cilën arritëm shtatë fitore radhazi".

130 milionë euro për Kaka e Bufon

Mançester Siti përgatit ofertën për dy yjet në merkaton e janarit
Me merkaton e janarit që po afron, thuajse të gjitha klubet po përgatiten të plotësojnë kontingjentin. Situata ndryshon te Mançester Siti, drejtuesit e të cilit janë gati të "hapin thesin". Milionat e sheikëve arabë mund të bëjnë që portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, dhe braziliani i Milanit, Kaka, t‘i thonë "lamtumirë" Serisë A. Sipas mediave angleze, Siti po përgatit superofertën prej 130 milionë eurosh për dy lojtarët. Emri i "gardianit" është përfolur në "Istlends" që prej momentit kur në krye të klubit erdhi sheiku Mansour bin Zajed Al Nahjan. "The Daily Telegraph" pretendon se me këtë shifër, skuadra e Premiershipit kërkon të blejë dy prej yjeve më të mëdhenj të kampionatit italian. Edhe pse lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht nga klubi, si Bufon ashtu edhe Kaka vlerësohen 65 milionë euro. Pavarësisht krizës ekonomike që ka pushtuar botën, Siti nuk mendon të tërhiqet nga synimi për të ndërtuar "skuadrën e ëndrrave", me të cilën kërkojnë të jenë protagonist në Premiership dhe në arenën ndërkombëtare. Tashmë duhet parë nëse paratë do të shërbejnë për të "joshur" dy klubet e Serisë A: deri më tani, Milani i ka rezistuar tentativave të rivalëve (kryesisht të Realit të Madridit), duke e cilësuar Kakanë të pashitshëm, ndërkohë që Juventusi i ka cilësuar zërat mbi Bufon si spekulime të pabaza.Megjithatë, te Siti, lista me lojtarët që synohen të afrohen është edhe më e gjatë. "Rikonstruktimi" pritet të fillojë nga mbrojtja, pasi 22 golat e pësuar në 14 ndeshje të kampionatit e detyrojnë një gjë të tillë. Në krye të preferencave në këtë repart janë Xhon Terri dhe Kolo Ture. Ndërkohë, Lasana Diarra, Roke Santa Kruz, Ashli Kol dhe Uejn Brixh po vëzhgohen intensivisht. Nuk ka asnjë dyshim, se jo të gjithë lojtarët e përfolur do të vendosen nën urdhrat e trajnerit Mark Hjuxhs. Disa prej tyre janë thjesht një konfirmim i synimeve të klubit, për t‘u ngritur në nivelet e "big"-ëve evropianë dhe më e rëndësishmja, për mbështetjen e madhe financiare që ka skuadra. Mjafton të kujtosh se milionat që arabët kanë premtuar se do të investojnë vijnë në një periudhë kur edhe Çelsi e Mançester Junajted po rishikojnë bilancet, në mënyrë që të ulin sa më shumë shpenzimet.

Champions League

Grupi A
Bordeaux 1 - 1 Chelsea
CFR Cluj 1 - 3 AS Roma

Grupi B
Anorthosis 2 - 2 Werder Bremen
Inter Milan 0 - 1 Panathinaikos

Grupi C
Shakhtar Donetsk 5 - 0 Basel
Sporting Lisbon 2 - 5 Barcelona

Grupi D
Atletico Madrid 2 - 1 PSV Eindhoven
Liverpool 1 - 0 Marseille

Messi: Barca nuk varet nga unë

Superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, nuk i pëlqejnë ato që thuhen në media se pa të blaugranët nuk mund të luajnë mirë dhe nuk mund të fitojnë, dhe beson se skuadra e tij është shumë e përgatitur për t’u përballur edhe në mungesë të tij.
“Nuk mendoj se skuadra varet nga unë. Kemi shumë lojtarë dhe të gjithë punojmë së bashku, prandaj nuk është me rëndësi se kush është në fushë”. “Më e rëndësishmja është se ne shënojmë fitore dhe skuadra po luan shumë mirë në të gjitha frontet”. Në katër ndeshjet e radhës Barcelona do të përballet me Sevillën, Valencinë, Real Madridin dhe Villarrealin para pushimeve të fundvitit, dhe nëse shënon fitore në të gjitha takimet, atëherë do të qëndronte e vetmuar në krye të tabelës.

Beckenbauer: 15 milionë euro nëse doni Podolskin

Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, e ka lënë hapur mundësinë për shitjen e sulmuesit Lukas Podolski, porse skuadra e cila dëshiron ta transferojë gjermanin duhet të paguajë 15 milionë euro.
“Gjithçka në jetë e ka çmimin e vet. Dy vite gjysmë më parë ne paguam 10 milionë, ndërsa tash çmimi i tij është 15 milionë”. “Nuk mund ta mbash me zor një lojtar, i cili nuk është i lumtur në skuadër dhe nuk dëshiron të qëndrojë në bankën rezervë” “Poldi nuk përshtatet sa duhet në mënyrën tonë të lojës. Ai është sulmues klasi kur i jepet hapësira para tij. Mirëpo skuadrat me të cilat ne luajmë në të shumtën e rasteve janë defanzive, prandaj neve na nevojiten lojtarë të cilët mund të hyjnë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, të tillë janë Miroslav Klose dhe Luca Toni”, ka thënë presidenti i bavarezëve.

Rooney: Ne jemi mbretërit e Manchesterit

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, e ka nxehur atmosferën para ndeshjes derbi të qytetit ndaj Cityt, duke thënë se Djajve të Kuq janë mbretërit e vërtetë të Manchesterit.
“Do të jetë bukur t’u tregojnë se kush janë Mbretërit e vërtetë të Manchesterit. Nuk na intereson ajo që City fiton një popullaritet të madh. Nëse ata do të fitonin trofe, kjo vërtet do të më irritonte, por derisa ata janë në mesin e tabelës, kjo nuk më pengon”, ka thënë Rooney.“Tifozëve u kemi borxh fitoren në ndeshjen derbi, edhe pse vitin e kaluar fituam dy trofe. Ajo që i humbëm të dy derbit e qytetit, ishte tepër dëshpëruese. Ndeshja e të dielës do të jetë shumë e rëndësishme për lojtarët, tifozët dhe klubin, veçanërisht pasi City kaloi në duar të pronarëve të rinj”, ka shtuar sulmuesi anglez.

Kaka: Është mrekulli të luash në Angli

Ylli i Milanit, braziliani Kaka, ka pranuar se do të ishte mrekulli nëse ai një ditë do të luante në Premierligën angleze.
Pas spekulimeve të fundit mediatike të cilat e lidhin Kakan me një transferim në Manchester City, braziliani i Milanit ka thënë se do të ishte mrekulli që një ditë të luajë në ndonjë prej klubeve angleze.“Më pëlqen shumë Premierliga. Atje luan futboll i shkëlqyeshëm dhe kjo ndoshta është liga më e fortë në botë. Është një garë mjaft e fuqishme dhe ka shumë lojtarë të mëdhenj. Atje luhen ndeshje të mëdha, andaj mendoj se është liga më e fuqishme për momentin”, ka thënë Kaka.“Ndoshta një ditë, nuk e di kurrë do të jetë kjo, por mendoj se do të ishte mrekulli të luaj në Premierligë. Kam shumë miq që luajnë atje, andaj i ndjek disa prej ndeshjeve të tyre. Bisedoj me Robinhon dhe me Elanon dhe ata më tregojnë shumë gjëra për Manchester Cityn”, është përgjigjur Kaka në pyetjen se çfarë mendon për transferimin e tij tek City.

Scolari: Kthehem në Brazil nëse nuk kualifikohemi

Trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, e ka lëkundur pozitën e tij në klub, duke deklaruar se më mirë do të ishte të kthehet në Brazil se Chelsea të mos arrijë të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve.
Chelsea luajti barazim 1-1 dhe fitoi një pikë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj ekipit francez Bordeaux, duke lënë të hapur gjithçka deri në ndeshjet e fundit të fazës grupore.“Duhet të nxjerrim fitore ndaj Cluj në fushë vendore. Nëse ekipi im nuk ka kualitete të mjaftueshme për të nxjerrë fitore në fushë vendore në një ndeshje aq vendimtare, më mirë për mua do të jetë të kthehem në Brazil se sa të qëndroj këtu”, ka deklaruar Scolari.“Kjo është hera e dytë që e lëshojmë rastin për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme Duhet mirë të mendojmë pse kjo është kështu, jo vetëm sot dhe gjatë të javës, por vërtet të angazhohemi që kjo të përmirësohet”, ka shtuar braziliani.

Cesc: Duhet t’i fitojmë blutë

Kapiteni i ri i Arsenalit, Cesc Fabregas, pranon se ekipi i tij është në një krizë të vogël për momentin, por thotë se ata do të përpiqen të rikthehen në garën për titull këtë vikend, me një fitore kundër Chelseat.
“Dëshirojmë të rikthehemi në garën për titull, andaj duhet të fitojmë këtë vikend. Mund edhe të kemi një ngritje më të madhe me fitore ndaj Chelseat, pasi edhe ekipet tjera kanë ndeshje të vështira këtë javë”, ka thënë Fabregas.“Chelsea luan një futboll të shkëlqyeshëm me kombinime shumë të shpejta, sa kam arritur t’i shoh unë këtë sezon. Kam një respekt të madh për ekipin e tyre. Por, Arsenali kurrë nuk shkon askund me qëllimin të nxjerrë barazim. Gjithmonë synojmë në fitore, ndërsa edhe Chelsea po ashtu”.“Në fund të sezonit do të shohim se ku kemi arritur, por për momentin jemi aktiv në të gjitha garat. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por ne kemi luajtur vetëm 14 ndeshje deti tash. Ende asgjë nuk ka përfunduar”, ka shtuar spanjolli.

Totti i zhgënjyer nga loja e Chelseat

Kapiteni i Romës, Francesco Tottin, e udhëhoqi ekipin e tij edhe drejt një fitoreje në ndeshjen e mbrëmshme ndaj ekipit rumun Cluj në Ligën e Kampionëve, por thotë se është i zhgënjyer me lojën e Chelseat, që barazoi 1-1 në fushë të Bordeaux.
“Erdhëm në Rumani me qëllimin që të fitojmë dhe këtë edhe e bëmë. Arritëm tri gola dhe vazhduam me formën e mirë. Tash jemi në rrugë të duhur dhe me siguri ecim përpara dhe mezi e presim ndeshjen tonë të ardhshme kundër Bordeaux”, ka thënë Totti.“Të jem i sinqertë shpresova për fitore në Chelseat, pasi këtë që e pamë nga Bordeaux sonte, thjesht nuk duhej të ndodhë. Nuk them se francezët nuk janë të mirë, por personalisht isha i befasuar”.“Tash duhet të përballemi vetë me francezët, të cilët janë të mbushur me vetëbesim dhe fortë pas ndeshjes kundër Chelseat. Sido që të jetë, ju siguroj se do të luftojmë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit”, ka shtuar kapiteni i ekipit italian.

Emerson: Ronaldinho vlen shumë në Milan

Mesfushori i Milanit, Emerson, thotë se loja e bashkëvendësit të tij, Ronaldinhos, tek rosonerët, është më shumë se e rëndësishme, pasi ai është i pazëvendësueshëm.
Emerson mendon se që kur Ronaldinho ka arritur në San Siro, ka bërë një ndikim të madh në kualitetin e lojës së Milanit dhe se shumica e lëvdatave për lojën e ekipit duhet të shkojnë mu për të.“Ronaldinho vërtet ka bërë një ndryshim të madh në lojën tonë. Ai ka përparuar shumë që kur ka arritur në ekipin tonë. Forma e tij është shumë më e mirë nga ajo që tregonte në Barcelona para transferimit”, ka thënë Emerson.

Mourinho: Inter e meritoi humbjen nga Panathinaikos

Lideri i grupit B të Ligës së Kampionëve, Interi, mbrëmë pësoi humbje minimale prej 1-0 kundër Panathinaikos dhe atë në fushë të vet.
Interi nuk arriti ta mposhtë ekipi grek, por megjithatë mbetet në krye të grupit dhe tashmë me vend të siguruar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.“Thjesht nuk ishim mjaft të mirë në fushë. U përpoqa t’i motivoja lojtarët para dhe gjatë ndeshjes, por thjesht nuk shkonte, kjo ishte kjo”, ka deklaruar trajneri Jose Mourinho.“Të jem i sinqertë, mund të them se nuk luajtëm mirë dhe për këtë edhe humbëm, nuk ka kurrfarë arsye shtesë. Mbase edhe merituam të humbim, kishim një kundërshtar më të mirë se ne në fushë”, ka shtuar portugezi.

Interi mposhtet në Meazza, Beqaj shpreson për kualifikim

Kampionët e Italisë, Inter, kanë pësuar humbje në Giussepe Meazza kundër grekëve të Panathinaikos me rezultat 0-1.
Edhe pas kësaj humbje zikaltrit mbesin liderë të Grupit B me tetë pikë, ndërsa kundërshtari i tyre, Panathinaikos, pas kësaj fitoreje renditet në vendin e dyte me shtatë pikë, gjë që mund t’ia rrezikojë Interit pozitën e parë në grup në takimin e xhiros së fundit.
Të vetmin gol për mysafirët e shënoi Josu Sarriegi në pjesën e dytë, pasi Cesar e mbrojti goditjen me kokë të Goumas, por nuk arriti ta mbronte edhe gjuajtjen e Sarriegit dhe u mposht në minutën e 67-të. Skuadra e portierit të Kombëtares Shqiptare Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta, e cila po ashtu bën pjesë në Grupin B, ka barazuar kundër skuadrës së Wrder Bremenit për ta mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të mundshëm në fazën ‘knockout’.

Edhe pse vendasit patën avantazh të dyfishtë me golat e Nicolaou (62’) dhe Savio (68’), gjermanët arritën që të barazonin në 2-2, me golat e Diegos (72’ nga penalltia) dhe Boenisch pa përfunduar koha e rregullt e takimit (88’). Për të kaluar më tutje Anorthosis duhet të shënojë fitore në udhëtim kundër skuadrës greke Panathinaikos, e cila me një barazim e siguron kualifikimin e mëtutjeshëm.

Roma merr kreun e grupit A

Roma ka shënuar fitore 3-1 nё fushё tё ekipit rumun Cluj, duke marrë kështu edhe kreun e grupit A, pasi kryesuesi i mёhershёm, ekipi anglez i Chelseat, nuk arriti tё nxjerrё mё shumё se njё barazim nё ndeshjen tjetër nё fushё tё Bordeaux, qё përfundoi me rezultat 1-1.
Matteo Brighi shёnoi dy gola pёr ekipin romak, derisa njё gol tjetër e shёnoi kapiteni Francesco Totti, gola qё i dhanë tri pikё tё rёndёsishme Romёs.

Brighi hapi rezultatin nё minutën e 11-tёn, pasi pranoi njё pasim nga Totti dhe gjeti rrjetёn nga afërsia. Kapiteni dyfishoi avantazhin, duke shёnuar nga gjuajtja e lirё nё kёndin e djathtё tё golit, nga 20 metra largësi (23’), para se Yssouf Kone tё ngushtojё pёr Cluj shtatё minuta mё vonё. Goli i dytё i Brighit, erdhi nё minutën e 64-tё, pas njё pasimi nga Rodrigo Taddei. Nё ndeshjen tjetër tё këtij grupi, Chelsea kaloi nё epërsi me golin e francezit Nicolas Anelka pas njё ore lojё, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me anё tё kapitenit Alou Diarra, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes.

Nga minuta e 86-tё anglezёt luajtën pa mesfushorin Frank Lampard, i cili u përjashtua pas kartonit tё dytё tё verdhё. Me tre pikёt e reja, Roma merr kreun me nёntё pikё, njё mё shumё se Chelsea qё renditet nё vendin e dytё. Megjithatё lufta pёr dy ekipet qё do vazhdojnë mё tej mbetet e hapur, pasi nё garё vazhdon tё mbetet edhe Bordeaux, qё mban shtatё pikё nё vendin e tretё.

Cana eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Liverpoolit ka siguruar një vend për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve pasi të mërkurën mbrëma ka shënuar fitore në Anfield kundër Olimpique Marseille me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 23-të nga kapiteni i dhe simboli skuadrës vendase, Steven Gerrard, i cili shfrytëzoi krosimin e Alonsos për ta mposhtur me kokë portierin mysafir, Mandanda.

Pas kësaj humbjeje, skuadra e Lorik Canës eliminohet nga Liga e Kampionëve, ndërsa i mbetet që në takimin e radhës kundër Atletico Madridit të sigurojë pikët për t’u kualifikuar në Kupën UEFA. Takimi tjetër i Grupit D, i cili u zhvillua në kryeqytetin spanjoll ndërmjet Atletico Madridit dhe PSV, i takoi skuadrës vendase e cila shënoi fitore me rezultat 2-1.

Golat për vendasit i shënuan Simao (14’) dhe Maxi Rodriguez (28’), ndërsa me të filluart pjesa e dytë (47’), mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë me golin e Danny Koevermans, mirëpo ata nuk mundën të bëjnë më shuam kundër skuadrës së fuqishme të Atleticos. Edhe Atletico me këtë fitore siguroi vizën për vazhdimin e mëtutjeshëm në fazën ‘knockout’ të Ligës së Kampionëve, porse në cilën pozitë do të përfundojë në Grupin D do të varet nga takimi i fundit të cilin do ta zhvillojë në udhëtim kundër ekipit të Lorik Canës.

Barcelona vazhdon tё shkëlqejё

Me rikthimin e Lionel Messi nё formacion, Barcelona i ёshtё rikthyer fitoreve, duke mposhtur bindshëm ekipin portugez Sporting Lisbona, me rezultat 5-2, si mysafir, nё kuadër tё ndeshjeve tё parafundit tё fazës grupore tё Ligёs sё Kampionёve.
Sulmuesi francez Thierry Henry hapi rezultatin pas 14 minutash lojё duke shёnuar nga afёrsia, pas njё asistimi nga Messi, ndërsa spanjollёt shumё shpejt dyfishuan rezultatin, pas njё rrëmuje pranё golit kundёrshtar (17’), gol qё shkoi nё emёr tё mbrojtësit Gerard Pique. Me tё filluar pjesa e dytё, Messi shtoi avantazhin pёr Barcelonёn (49’), por vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola tё shpejtё me anё tё Velosos nё minutën e 65-tё dhe dy minuta mё pas me anё tё Liedson (67’).

Por vetëm pas njё minute, portugezёt shënuan sёrish, por nё portёn e tyre. Autogoli i Ceneira solli sёrish njё qetësi tek ekipi spanjoll (68’). Bojan Krkic, i cili zёvendёsoi Henryn nё pjesën e dytё, shёnoi golin e fundit tё ndeshjes, nga penaltia (73’). Nga minuta e 71-tё vendasit luajtën me 10 lojtarё pas përjashtimit tё Patricio. Nё ndeshjen tjetër tё grupit C, ekipi ukrainas Shakhtar Donetsk po ashtu ka shkëlqyer duke shkatërruar ekipin zviceran Basel me rezultat 5-0. Tre gola pёr ukrainasit i shёnoi Jadson (32', 65’ dhe 72’) ndërsa nga njё shënuan Willian (51') dhe Seleznyov (75'). Barcelona me kёtё fitore kualifikohet pёr nё rundin e ardhshëm tё Ligёs sё Kampionёve, duke kryesuar grupin me 13 pikё (4 fitore dhe 1 barazim), derisa nё vendin e dytё, me gjithё humbjen, vazhdon tё qëndrojё Sportingu me nёntё pikё. Shakhtar mbledh gjashtё nё vendin e tretё, derisa Baseli mbyll grupin me vetëm 1 pikё.

Crouch kërkon hakmarrje kundër Milanit

Sulmuesi i Portsmouthit, Peter Crouch, dëshiron t’i hakmerret Milanit me fitore nё ndeshjen e nesërme, pёr shkak tё humbjes me ish-klubin e tij, Liverpoolin, nё finalen e vitit 2007 tё Ligёs sё Kampionёve.
“Tё gjithë me padurim presin ndeshjen, ndërsa unё shpresoj se do tё arrij t’ua kthej atё qё ma prishёn ёndrrёn pёr titullin evropian. Do tё jetё njё mbrëmje fantastike pёr tё gjithё qё luajnë nё Portsmouth, ndërsa jam i sigurt se do jetё edhe pёr ata qё do tё jenё nё stadium”, ka thёnё Crouch. “Shpresoj se do ta fitojmë Milanin dhe do tё mbetemi nё konkurrencë, por dёshirojmё tё luajmë mirё edhe nё ligё, me tё cilёn do tё siguronim vend pёr nё Evropё edhe nё vitin e ardhshëm”, ka përfunduar sulmuesi anglez.

Në janar e gjithë vëmendja te Manchester City

Pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të majme parash në afatin kalimtar të janarit.
Duke u afruar janari, vëmendja e mediave gjithnjë shkon duke u përqendruar te City, pasi që pronarët e rinj dëshirojnë që ta përforcojnë skuadrën e tyre për gjysmën tjetër të sezonit. Problemi kryesor te skuadra e dytë e qytetit të Mançesterit është mbrojtja, ndërsa emrat që prijnë në listën e Abu Dhabi Group janë John Terry dhe Kolo Toure. Ndërsa mësohet se pasanikët janë të gatshëm të ofrojnë një mega ofertë prej 130 milionë euro për dy superyjet e Serie A, portierin e Juves, Gigi Buffon, dhe asin e Milanit, Kaka. “Daily Telegraph” njofton se City do të bëjë një ofertë prej 65 milionë eurosh për Buffonin dhe një ofertë që ka të njëjtën vlerë edhe për Kaka.