27 nëntor 2008

Balotelli, Adriano dhe Crespo vlejnë sa Drogba

Insistimi i Interit për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, mund t’i kushtojë skuadrës zikaltër me tre lojtarë.
Kampionët e Italisë janë të vendosur që ta sjellin në Giuseppe Meazza ish-lojtarin e trajnerit të tyre aktual, Jose Mourinho, ndërsa çmimi që e kanë vendosur Blutë vlen sa tre lojtarë të Interit. “Sportmediaset” njofton se Mario Balotelli, Hernan Crespo dhe Adriano do të sakrifikohen në afatin kalimtar të janarit për të grumbulluar paratë që kërkon Chelsea për sulmuesin e Bregut të Fildishtë. Crespo pritet të kalojë te gjigantët spanjollë të Real Madridit, Adriano mund të transferohet te Tottenham Hotspur, Chelsea ose te rivalët e qytetit, Milan, ndërsa Balotelli pëlqehet nga Real Madrid, si edhe nga skuadra e Chelseat.