28 nëntor 2008

Barcelona interesohet për portierin e Villarrealit

Lideri i ligës spanjolle, Barcelona, është duke e përcjellë portierin e Villarrealit, Diego Lopez.
Ish-portieri i Real Madridit e ka ngritur veten në mesin e portierëve më të mirë të La Ligës, që kur nënshkroi me Villarrealin, dy sezone më parë.Siç shkruajnë mediat spanjolle, derisa Barcelona është duke negociuar kushtet për vazhdimin e kontratës me portierin aktual, Victor Valdes, ata tashmë kanë vënë kontakte edhe me agjentin e Lopez, Manuel Garcia Quilon, për t’i përcjellë interesimin e tyre.