25 nëntor 2008

Bendtner dërgon Arsenalin nё rundin e ardhshёm

Arsenali ka siguruar vend nё fazёn e ardhshme tё Ligёs sё Kampionёve, duke shёnuar fitore minimale ndaj Dinamo Kievit nё ndeshjen e zhvilluar nё Emirates Stadium, derisa vend mё tej ka siguruar edhe Porto, qё ka fituar nё fushё tё Fenerbahces.
Goli i fitores pёr Arsenalin erdhi tre minuta para fundit tё kohës sё rregullt, me anё tё Niclas Bendtner (85’), i cili u fut nё lojё si zёvendёsues i tё riut Aaron Ramsey (67’). Edhe pse anglezёt ishin mё dominues nё fushё, ukrainasit patёn dy raste tё pastra, sё pari duke prekur shtyllën me anё tё Bangoura dhe pastaj duke dёshtuar nga afërsia me anё tё Milevskiyt, tentimin e tё cilin pёr mrekulli e ndaloi portieri Almunia. Mysafirёt mbetёn nё fushё me 10 lojtarё nё minutat e fundit tё ndeshjes, pas përjashtimit tё Olexandr Aliyev (89’). Tё përmendim se pёr Arsenalin debutoi edhe 16-vjeçari Jack Wilshare, i cili zёvendёsoi sulmuesin meksikan Carlos Vela (77’), duke u bёrё kështu lojtari mё i ri i cili luan nё Ligёn e Kampionёve. Porto ndërkaq ka shënuar fitore 2-1 ndaj Fenerbahces, duke siguruar kështu vendin e dytё dhe kualifikimin pёr nё 16-shen e fundit. Sulmuesi argjentinas Lisandro Lopez shёnoi dy herё brenda dhjetё minutash nё pjesën e parё (19’ dhe 28’), pёr tё çuar ekipin portugez nё epërsi tё dyfishtё, derisa turqit arritën vetëm tё ngusthojnё rezultatin me anё tё Kazim Richards nё minutën e 63-tё. Arsenali mbledh 11 pikё pas fitores sё sotme, derisa Porto nё vendin e dytё mbledh nёntё pikё. Dinamo Kiev me pesё pikё ka siguruar vendin e tretё dhe pjesëmarrjen nё Kupёn UEFA, derisa Fenerbahce me vetëm dy pikё tashmё e përjashtuar nga tё dyja garat evropiane.