27 nëntor 2008

Berbatov: Secili duhet të luftojë për një vend

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka thënë se ai së bashku me sulmuesit tjerë të Djajve të Kuq duhet të luftojnë për ta siguruar një vend në skuadrën bazë të Alex Fergusonit.
“Krejt varet nga Sir Alex se kush do të luajë. Të gjithë dëshirojnë të luajnë, ndërsa unë mendojë se në disa ndeshje mund të luajmë të katër sulmuesit”. “Por sido që të jetë, aty do të ketë zëvendësime dhe ne duhet të punojmë për të siguruar një vend në skuadrën startuese”. “Personalisht jam duke u angazhuar shumë në gjithçka, pasi që gjithçka është e re për mua në këtë skuadër. Po mundohem shumë dhe po luftoj për vendin tim”, ka thënë ish-sulmuesi i Tottenhamit.