27 nëntor 2008

Cesc: Duhet t’i fitojmë blutë

Kapiteni i ri i Arsenalit, Cesc Fabregas, pranon se ekipi i tij është në një krizë të vogël për momentin, por thotë se ata do të përpiqen të rikthehen në garën për titull këtë vikend, me një fitore kundër Chelseat.
“Dëshirojmë të rikthehemi në garën për titull, andaj duhet të fitojmë këtë vikend. Mund edhe të kemi një ngritje më të madhe me fitore ndaj Chelseat, pasi edhe ekipet tjera kanë ndeshje të vështira këtë javë”, ka thënë Fabregas.“Chelsea luan një futboll të shkëlqyeshëm me kombinime shumë të shpejta, sa kam arritur t’i shoh unë këtë sezon. Kam një respekt të madh për ekipin e tyre. Por, Arsenali kurrë nuk shkon askund me qëllimin të nxjerrë barazim. Gjithmonë synojmë në fitore, ndërsa edhe Chelsea po ashtu”.“Në fund të sezonit do të shohim se ku kemi arritur, por për momentin jemi aktiv në të gjitha garat. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por ne kemi luajtur vetëm 14 ndeshje deti tash. Ende asgjë nuk ka përfunduar”, ka shtuar spanjolli.