26 nëntor 2008

Del Piero, Ibrahimovic dhe Kaka të nominuar për Oscar Del Calcio 2008

Shoqata Italiane e Futbollit (Associazione Italiana Calciatori- ACI) ka bërë publike nominimet për Lojtarin më të mirë të vitit në Serie A (Oscar Del Calcio 2008), ndërsa në listë janë të përfshirë të gjithë lojtarët që pritej të ishin aty.
Alessandro Del Piero i cili sezonin e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, është pretendenti kryesor për ta fituar çmimin e sivjetmë të lojtarit më të mirë në Kampionatin italian.

Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve të nominuar:

Lojtari më i mirë i vitit: (Caktohet nga fituesit: Lojtari më i mirë italian dhe Lojtari i huaj më i mirë)

Lojtari më i mirë italian: Alessandro Del Piero (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Andrea Pirlo (Milan)

Lojtari i huaj më i mirë: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Ricardo Kaka (Milan), Adrian Mutu (Fiorentina)

Portieri më i mirë: Gianluigi Buffon (Juventus), Sebastien Frey (Fiorentina), Julio Cesar (Inter)

Mbrojtësi më i mirë: Giorgio Chiellini (Juventus), Phillipe Mexes (Roma), Alessandro Nesta (Milan)

Lojtari i ri më i mirë: Mario Balotelli (Inter), Sebastian Giovinco (Juventus), Marek Hamsik (Napoli)

Trajneri më i mirë: Carlo Ancelotti (Milan), Cesare Prandelli (Fiorentina)

Gjyqtari më i mirë: Emidio Morganti, Roberto Rosetti, Massimiliano Saccani.

Fituesit do të bëhen të ditur më 19 janar gjatë ceremonisë së përvitshme të ACI.

Deri me tani kete qmim e kan fituar:

1997 Roberto Mancini Sampdoria
1998 Ronaldo Inter Milan
1999 Christian Vieri Inter Milan
2000 Francesco Totti Roma
2001 Zinedine Zidane Juventus
2002 David Trezeguet Juventus
2003 Pavel Nedved Juventus

2004 Kaka AC Milan
2005 Alberto Gilardino Parma
2006 Fabio Cannavaro Juventus
2007 Kaka AC Milan