25 nëntor 2008

Ferguson ka frikë nga Barcelona

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Barcelona është i vetmi ekip i cili do të mund t’u bëjë konkurrencë ekipeve të Premierligës në garën e Ligës së Kampionëve.
“Barcelona do të jetë një kërcënim për të gjitha ekipet. Sezonin e kaluar, kur luajtëm përballë tyre në gjysmëfinale, pamë se ata ishin një kundërshtar i vështirë. Këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolas, ata e kanë ndryshuar shumë përbërjen e tyre”, ka thënë Ferguson.“Ata sollën Daniel Alves si një mbrojtës të djathtë dhe Gerard Pique, të cilin ua shitëm ne. Janë shumë stabil në mbrojtje dhe pranojnë më pak gola se vitin e kaluar. Andaj besoj se janë konkurrentë të mëdhenj dhe kërcënim kryesor për klubet angleze”, ka shtuar skocezi.