28 nëntor 2008

Fiorentina: Mutu nuk do të largohet

Ekipi i Fiorentinës ka lëshuar një deklaratë zyrtare në të cilën thuhet se sulmuesi rumun, Adrian Mutu, nuk do të largohet nga klubi.
Ditëve të fundit Mutu sërish u lidh me largim nga ekipi i Fiorentinës. Mediat italiane së pari e lidhnin atë me Milanin, ndërsa më vonë edhe me Romën, që këtë verë ishte afër angazhimit të tij.“Në lidhje me deklaratat e drejtorit sportiv për mediumet, Fiorentina dëshiron të bëjë me dije se ata janë të dala nga konteksti”, thuhet në deklaratën e klubit, që kështu ka mohuar se sulmuesi do të largohet në fund të sezonit.