25 nëntor 2008

Galliani: I frikësohem Juves jo Interit

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk beson se rivalët e qytetit Inter janë pretendentët kryesorë për titull, dhe e ka paralajmëruar skuadrën e tij të ketë kujdes nga Juventusi dhe jo nga kampionët aktualë.
“Edhe pse është shumë herët për të folur, nuk mendoj se Interi po shkon drejt titullit. Duhet të shikoni sezonin e kaluar kur Roma ishte 11 pikë prapa Interit dhe përsëri e pati mundësinë që ta fitonte Scudetton, mirëpo ata bënë një gabim që ne nuk e përsëritim”. “Kampionati është ende i baraspeshuar. Milani është aty për të konkurruar për Scudetto, por aty është edhe Juventus që më frikëson”, ka thënë Galliani. Milani është në vendin e dytë në Serie A, tre pikë prapa Interit dhe tre pikë para Juventusit i cili gjendet në vendin e tretë.