28 nëntor 2008

Gerrard: Prioriteti i im është të fitojmë Premierligën

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se ai është i etur të fitojë titullin e Premierligës me Liverpoolin.
“Prioriteti im është të fitoj Premierligën. Besojmë se jemi mjaft të mirë për të pretenduar këtë. Çdokush e do atë. Unë e dua sepse kurrë nuk e kam fituar dhe nuk dua ta përfundoj karrierën pa e fituar”, ka thënë Gerrard.“Të jesh në garën për titull dhe të mbetesh në të është një sfidë tërësisht e ndryshme me atë që jemi mësuar në Liverpool. Për të përfunduar në top katërshin mund të keni humbje dhe kjo nuk ju dëmton shumë”.“Por, dy humbje radhazi në garën për titull dhe gjithçka mund të ketë përfunduar. Por ne jemi në garë dhe të gjithë dëshirojmë që ta përfundojmë garën me triumf”, ka shtuar kapiteni.