26 nëntor 2008

Jakuinta: Nuk kemi frikë nga askush

Pas barazimit 0-0 në Shën Pietërburg me vendasit e Zenitit, sulmuesi Jakuinta deklaron se Juventusi është në formë të shkëlqyer. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit në kampionat bardhezinjtë humbën në përballjen me Interin 0-1. Këto dy rezultate negative të “Zonjës së Vjetër” vijnë pas 8 fitoreve radhasi, në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve.Vinçenco Jakuinta shprehet: “Kemi treguar se nuk kemi frikë nga askush, jemi përpjekur me të gjitha mënyrat për të fituar takimin me Interin, megjithëse kishim përballë një ekip të fortë. Në takimin me zikaltërit ishte vetëm një episode i lojës që vendosi rezultatin final të ndeshjes”.Barazimi me Zenitin duket se nuk i trazon shumë ujërat në kampin e Juventusit, pasi skuadra e kishte arritur kalimin për në turin tjetër që përpara atij takimi. Në ndeshjen e radhës në kampionat, Juventusi do të presë skuadrën e Rexhinës në “Olimpiko” të Torinos. Aktualisht bardhezinjtë qëndrojnë në vendin e tretë, 6 pikë më pak se Interi kryesues.