26 nëntor 2008

Juventusi kërkon një zëvëndësues për të dëmtuarin Tiago

Dëmtimi i Tiagos shtyn drejtuesit e Juventusit të futen në merkaton e janarit për të marrë një mesfushor të ri. Blanku dhe Seko janë duke studiuar disa alternative për mesfushën bardhezi.“Zonja e Vjetër” kërkon shërbimet e futbollistit të Udinezes, D’Agostino. Nëse një marrëveshje e tillë konkretizohet, atëherë juventinët duhet të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të marrë lojtarin tjetër të Udinezes, mbrojtësin Zapata.Pistë tjetër që po studiohet, veç D'Agostinos, është ajo që të çon tek lojtari i Barcelonës, Jaja Ture, dhe tek polaku Jakob Varziniak, kontrata e të cilit është duke skaduar me Lexhian e Varshavës.