28 nëntor 2008

Kielini: Mund të luajmë më mirë

Mbrojtësi i Juventusit, Xhorxhio Kielini, e di mirë që “Zonjës së Vjetër” i mungon akoma diçka për të qenë në nivelin e Milanit dhe Interit, por lojtari bardhezi është i bindur se, sivjet Juventusi do të arrijë më shumë se një vit më parë: “Na mungon diçka për të qenë në nivelin e të parave – thotë Kielini, – megjithatë po luajmë mirë, sepse mendojmë që sivjet jemi më mirë se vjet”. Dhe për t’i qëndruar sa më pranë Interit, pas humbjes të së shtunës, Kielini u kërkon shokëve të skuadrës që t’i fitojnë të dyja ndeshjet e radhës kundër Rexhinës e Leçes: “Dëshiroj që për Krishtlindje ta zvogëlojmë në maksimum distancën me Interin. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Rexhinës, pasi kalabrezët janë një skuadër, e cila u hap gjithmonë problemeve ekipeve të mëdha”. Ndërkaq, ditën e djeshme është stërvitur rregullisht edhe Xhixhi Bufon.