27 nëntor 2008

Kush duhet të shpallet Lojtari më i mirë në Serie A për sezonin e kaluar

Shoqata Italiane e Futbollit (Associazione Italiana Calciatori- ACI) ka bërë publike nominimet për Lojtarin më të mirë të vitit në Serie A (Miglior giocatore assoluto).
Lojtari më i mirë i vitit në Serie A do të caktohet ndërmjet fituesve, të cilët do të rrëmbejnë titullin Lojtari më i mirë italian dhe Lojtari i huaj më i mirë, ndërsa fituesi do të bëhet i ditur më 19 janar gjatë ceremonisë së përvitshme të ACI.
Alessandro Del Piero, Foto: Grande-juve.Tk
Dy konkurrentët kryesorë për t’u shpallur Lojtar më i mirë për vitin 2008, janë sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili sezonin e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, dhe sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt Scudettos.
Zlatan Ibrahimovic, Foto: Grande-Juve.Tk
Mirëpo aty është edhe superylli brazilian Leite Kaka, i cili nuk ka qenë në formën e lojtarit që fitoi “Topin e Artë” për vitin 2007, duke mos harruar edhe Andrea Pirlon e Daniele De Rossin.
Kaka, Foto: Grande-Juve.TK
Lojtarët që mund të konkurrojnë për Lojtarin më të mirë të Serie A për vitin 2008: Lojtari më i mirë italian: Alessandro Del Piero (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Andrea Pirlo (Milan) Lojtari i huaj më i mirë: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Ricardo Kaka (Milan), Adrian Mutu (Fiorentina)