24 nëntor 2008

Lukas Podolski do të largohet nga Bajerni në muajin janar

Lukas Podolski do të largohet nga skuadra e Bajernit në merkaton e janarit. Të gatshme për të marrë shërbimet e lojtarit të përfaqësueses gjermane janë skuadrat e Juventusit dhe Fiorentinës në Serinë A.Sulmuesi i Bajernit është shprehur për prestigjozen Bild: “Kam vendosur, në janar do të largohem nga skuadra bavareze”.Kontrata e Podolskit skadon në muajin qershor me Bajernin, dhe mundësia e tij për transferimin që në muajin janar është mëse e mundshme, për të mos u larguar me parametra zero në përfundim të sezonit.Menaxheri i tij, Kon Shram, shprehet për “Calciomercato”, se është duke diskutuar me drejtuesit e skuadrës për një lëvizje të lojtarit. Futbollisti erdhi tek Bajerni në vitin 2006, me një shumë prej 10 milionë eurosh.Ditët e fundit është folur për një transferim të tij tek Juventusi dhe Fiorentina. Të dyja skuadrat kanë shfaqur hapur retendimet e tyre për të patur shërbimet e lojtarit, i cili luan edhe në përfaqësuesen e Gjermanisë