27 nëntor 2008

Mourinho: Inter e meritoi humbjen nga Panathinaikos

Lideri i grupit B të Ligës së Kampionëve, Interi, mbrëmë pësoi humbje minimale prej 1-0 kundër Panathinaikos dhe atë në fushë të vet.
Interi nuk arriti ta mposhtë ekipi grek, por megjithatë mbetet në krye të grupit dhe tashmë me vend të siguruar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.“Thjesht nuk ishim mjaft të mirë në fushë. U përpoqa t’i motivoja lojtarët para dhe gjatë ndeshjes, por thjesht nuk shkonte, kjo ishte kjo”, ka deklaruar trajneri Jose Mourinho.“Të jem i sinqertë, mund të them se nuk luajtëm mirë dhe për këtë edhe humbëm, nuk ka kurrfarë arsye shtesë. Mbase edhe merituam të humbim, kishim një kundërshtar më të mirë se ne në fushë”, ka shtuar portugezi.