28 nëntor 2008

Nedved: Sërish u kthehemi fitoreve

Mesfushori veteran i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se skuadra e tij do t’u kthehet sërish fitoreve pasi në ndeshjen e të shtunës do ta mposhtë Regginën në Torino.
“Kjo javë ka qenë shumë e rëndësishme për ne. Pas humbjes nga Inter, bëmë një paraqitje të mirë në Rusi, edhe pse nuk fituam”. “Takimi i radhës është kundër Regginës dhe ne e kemi përqendrimin e duhur, sepse e dimë sa e rëndësishme është që menjëherë t’u kthehemi fitoreve dhe t’i fitojmë tre pikë të reja”, është shprehur Nedved. Ndërkohë Nedved i është përgjigjur edhe spekulimeve të medieve italiane se Zonja e Vjetër është duke kërkuar zëvendësim për të, dhe ai nuk është i befasuar. “Juve kërkon zëvendësimin tim? Unë që tani e parashikoj se ndeshja ime fundit është shumë afër dhe shumë shpejtë do të vije. Unë nuk mund të luaj edhe shumë gjatë dhe mendoj se është shumë normale që ata kërkojnë zëvendësim për mua”, ka përfunduar ‘Furia çeke’.