26 nëntor 2008

Presidenti Kalderon deklaron rikthimin e Realit të Madridit

Pas krizës në të cilën ishtë zhytur Reali i Madridit, presidenti Kalderon jep sinjalet pozitive për të gjithë. Reali fitoi mbrëmë me Bate Borisovin, në ndeshjen e vlefshme për grupin H të Ligës së Kampioneve.Presidenti i klubit më të madh në botë shprehet: “Jemi rikthyer ata të parët. Morëm një rezultat minimal, pa shumë gola me Baten. Kjo na bën të shohim me optimizëm të ardhmen tonë”.Për takimin e mbrëmshëm me nota pozitive foli edhe vetë kapiteni i Realit, i cili shënoi edhe golin e fitores, me të cilin barazon Inzagin me 64 gola në kupat e Europës. Rauli shprehet: “Për ne ishte si një ndeshje finale, tani mund të jemi më të qetë”.Në ndeshjen e fundit Reali i Madridit do të presë në “Bernabeu” skuadrën fituese të Kupës Uefa në edicionin e kaluar, Zenitin.