26 nëntor 2008

Ranieri, i lumtur me pikën në Rusi

Pavarësisht se Juventusi nuk ka shkuar më larg se barazimi pa gola në transfertën e vështirë të Rusisë, Klaudio Ranieri është shumë i kënaqur nga prova e lojtarëve të tij, pasi bardhezinjtë vazhdojnë të mbrojnë objektivin e tyre në Ligën e Kampioneve: vendin e parë në Grupin H. “Mbërritëm në Rusi me dëshirën për të marrë pikët e plota, por nuk ia arritëm edhe për meritë të kundërshtarit që na vuri jo pak herë në vështirësi. Gjithsesi, edhe ne nga ana tjetër, realizuam një provë të shkëlqyer. Konfirmuam se po kalojmë një moment shumë pozitiv, pavarësisht humbjes me Interin, që mund të qëndrojë në një sfidë mes dy skuadrash shumë të forta. Vazhdojmë të konfirmojmë gjithashtu, vendin e parë në Grupin H dhe sigurisht që kjo është një arritje shumë e madhe për një grupin më të balancuar të Ligës së Kampioneve”, shprehet Klaudio Ranieri pas ndeshjes me Zenitin.