26 nëntor 2008

Raul arrin rekordin e Inzaghit

Kapiteni i Real Madridit, Raul, ka arritur të barazohet me Pippo Inzaghin për të konkurruar për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në garat e UEFA-së për klube.
Goli i Raulit në ndeshjen e mbrëmshme kundër BATE Borisovit ishte goli i tij i 64 në garat e UEFA-së për klube (vetëm në Ligën e Kampionëve ka shënuar 62 gola) për të konkurruar me sulmuesin e Milanit,. Filippo Inzaghi, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Garat evropiane të klubeve.

Legjenda e Realit, me këtë gol ka rritur diferencën edhe sa i përket golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, me dy gola më shumë se bashkëlojtari i tij, Ruud van Nistelrooy, dhe me gjashtë gola diferencë nga një tjetër lojtar i Milanit, Andriy Shevchenko.

Lojtarët që kryesojnë si golashënues më të mirë të Garat e UEFA-së për klube:

1. Filippo Inzaghi (Milan/Itali) – 64 gola
2. Raul (Real Madrid/Spanjë) – 64 gola
3. Gerd Muller (Gjermani) – 62 gola
4. Andriy Shevchenko (Milan/Ukrainë) – 61
5. Ruud van Nistelrooy (Real Madrid/Holandë) – 60

Top-golashënuesit në Ligën e Kampionëve:

1. Raul (Real Madrid/Spanjë)– 62 gola
2. Ruud van Nistelrooy (Real Madrid/Holandë) – 60 gola
3. Andriy Shevchenko (Milan/Ukrainë) – 56 gola
4. Alfredo Di Stefano (Argjentinë/Spanjë) – 49 gola
5. Eusebio (Portugali) – 47 gola
6. Thierry Henry (Barcelonë/Francë) – 46