25 nëntor 2008

Real Madrid ka gati 40 milionë për Paton

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, është duke përgatitur një ofertë të majme për sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato.
Pas gjasave të vogla për të marrë shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Carlos Tevez, dhe atij të Genoas, Diego Milito, duket se Reali tash e sheh Paton si një pasues ideal për sulmuesin holandez Ruud van Nistelrooy.Holandezi iu nënshtrua operacionit në gju dhe do të jetë jashtë fushe deri në fund të sezonit, që ka alarmuar stafin menaxhues të klubit, veçanërisht pas dështimeve në disa ndeshje të fundit.Braziliani ka dështuar të gjejë minutazhin e duhur këtë sezon tek Milani, dhe së fundi raportohet se Reali ka ndarë 40 milionë funte për të joshur Paton drejt Santiago Bernabeut.