24 nëntor 2008

Reali prin me lëndime në La Liga

Problemet e Real Madridit me lëndime siç duket nuk po rregullohen dhe tani Los Merengues janë skuadra me më shumë të lënduar, dhe të dytët në Evropë pas Chelseat.
Madrilenët kanë humbur tre lojtarë kyç si pasojë e lëndimit në dy javët e fundit: Ruud van Nistelrooy, Fabio Cannavaro, dhe së fundmi edhe Gonzalo Higuain, duke e ngritur në 20 numrin e lëndimeve gjatë këtij sezoni.Brenda këtyre javëve të sezonit të ri, Los Blancos prijnë me lëndime në La Liga para Sevillas (17), Barcelonës (13), Athletic Bilbaos (12), Valencias (10) dhe Villarrealit ku gjashtë lojtarë janë lënduar gjatë sezonit 2008/2009.Në Evropë, me lëndime prin Chelsea, skuadër e cila ka pësuar 26 lëndime gjatë këtij sezoni, e dyta është Reali, pastaj duhen përmendur Manchester Unitedi (17), Juventusi (15), Bayern Munichu (13), Liverpooli (12) dhe Interi (11).