26 nëntor 2008

Roma do të kërkojë fitoren në Rumani për të kaluar më tej

Roma do të provojë sonte të shlyejë paraqitjen zhgënjyese në ndeshjen e parë në kryeqytet me modestët e CFR Kluzhit. Italianët humbën në atë takim me rezultatin 1-2, duke çuditur të gjithë opinion sportive anekënd Europës.

Kluzhi është një skuadër mëse modeste që merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Deri tani rumunët kanë grumbulluar 4 pikë, dy pikë më pak se italianët.

Spaleti pritet ta vendosë ekipin në formën e rombit, ku në vijën e parë, në vend të Vuçiniçit do të vendosë njeriun e derbit, Hulio Baptistën. Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Cluj-Roma

CLUJ (4-4-1-1): Stancioiu; Panin, Cadu, De Sousa, Pereira; Dubarbier, Dani, Peralta, Culio; Trica; Koné. Trajner: Trombetta.

ROMA (4-3-1-2): Doni; Cassetti, Mexes, Juan, Tonetto; Taddei, De Rossi, Brighi; Perrotta; Baptista, Totti. Trajner: Spalletti.

Gjyqtar: Batista (Portugali).