28 nëntor 2008

Roma i vë çmim Mexesit

Mediat italiane njoftojnë se Roma kërkon një shifër prej afro 40 milionë eurosh për të hequr dorë nga mbrojtësi francez, Philippe Mexes.
Skuadra e Milanit dëshiron me çdo kusht ta forcojë mbrojtjen duke marrë parasysh moshën e Maldinit dhe Favallit, si edhe problemet shëndetësore të Nestas që mund ta detyrojnë të heq dorë nga futbolli. Dy emrat kryesorë në listën e Rossonerëve janë mbrojtësi i krahut i Real Madridit, Sergio Ramos, dhe qendërmbrojtësi i Romës, Philippe Mexes. Sipas “Sportsmediaset”, Giallorossët kërkojnë afër 40 milionë euro për ta lëshuar mbrojtësin kryesor të tyre. Ndoshta shitja e syperyllit brazilian Kaka, për të cilin pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të madhe parash, do t’u mundësonte kuqezinjve që t’i arrijnë këto dy objektiva.