27 nëntor 2008

Roma merr kreun e grupit A

Roma ka shënuar fitore 3-1 nё fushё tё ekipit rumun Cluj, duke marrë kështu edhe kreun e grupit A, pasi kryesuesi i mёhershёm, ekipi anglez i Chelseat, nuk arriti tё nxjerrё mё shumё se njё barazim nё ndeshjen tjetër nё fushё tё Bordeaux, qё përfundoi me rezultat 1-1.
Matteo Brighi shёnoi dy gola pёr ekipin romak, derisa njё gol tjetër e shёnoi kapiteni Francesco Totti, gola qё i dhanë tri pikё tё rёndёsishme Romёs.

Brighi hapi rezultatin nё minutën e 11-tёn, pasi pranoi njё pasim nga Totti dhe gjeti rrjetёn nga afërsia. Kapiteni dyfishoi avantazhin, duke shёnuar nga gjuajtja e lirё nё kёndin e djathtё tё golit, nga 20 metra largësi (23’), para se Yssouf Kone tё ngushtojё pёr Cluj shtatё minuta mё vonё. Goli i dytё i Brighit, erdhi nё minutën e 64-tё, pas njё pasimi nga Rodrigo Taddei. Nё ndeshjen tjetër tё këtij grupi, Chelsea kaloi nё epërsi me golin e francezit Nicolas Anelka pas njё ore lojё, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me anё tё kapitenit Alou Diarra, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes.

Nga minuta e 86-tё anglezёt luajtën pa mesfushorin Frank Lampard, i cili u përjashtua pas kartonit tё dytё tё verdhё. Me tre pikёt e reja, Roma merr kreun me nёntё pikё, njё mё shumё se Chelsea qё renditet nё vendin e dytё. Megjithatё lufta pёr dy ekipet qё do vazhdojnë mё tej mbetet e hapur, pasi nё garё vazhdon tё mbetet edhe Bordeaux, qё mban shtatё pikё nё vendin e tretё.