26 nëntor 2008

Scolari do të shkëmbejë Drogbën me Adrianon?

Chelsea dëshiron ta kompletojë një shkëmbim befasues, ku do të përfshihen sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, dhe ai brazilian, Adriano.
Sipas Mirror, karriera e Drogbës te Chelsea është vënë në pikëpyetje, derisa blutë përgatiten ta lëshojnë afrikanin të largohet, ku do të përfshihet shkëmbimi me superyllin brazilian, Adriano.

Drejtuesit e Chelseat janë shumë të zemëruar dhe të pakënaqur pas takimit që Drogba e zhvilloi me zyrtarë të Interit në një restorant në Londër, gjatë të hënës. Dhe kjo duket se do të jetë fija e fundit që lidhte sulmuesin me ekipin anglez, dhe menaxheri i klubit, Luiz Felipe Scolari, është i gatshëm të lejojë largimin e Drogbës, por vetëm nëse Blutë do të mund të merrnin Adrianon nga Interi. Mirëpo raportet më të reja nga mediat italiane njoftojnë se është mbajtur një takim ndërmjet agjentit të Drogbës, krahut të djathtë të Mourinhos, Jorge Mendes, dhe zyrtarëve të klubit londinez, me ç’rast janë zbuluar kërkesat e Chelseat. Sipas “Sportmediaset” Interi duhet të paguajë 40 milionë euro plus Adrianon, nëse dëshiron ta transferojë Drogbën në Giuseppe Meazza.